Vojo Bregu

Skandalet e Vojo Bregut/ Toka kompanisë që e konsultonte vjehrri

4 Mars 2021, 14:22| Përditesimi: 4 Mars 2021, 14:28

  • Share

Investimet e huaja në Shqipëri, janë ndoshta ndër ato biznese që sjellin më shumë punësim për shqiptarët, por në vend të një strategjie efektive, ata përballen me burokracira, e madje edhe shkelje të ligjit nga ana e zyrtarëve shqiptarë.
I tillë është edhe rasti i një kompanie norvegjeze “Frupor” e cila shfaq interes për të ndërtuar një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit. Investimi kapte shifrën e 22 milionë eurove ndërsa do të punësoheshin mbi 1300 persona.
Megjithatë firma në fjalë në Shqipëri u përball më një kalvar zvarritjesh që zgjati shtatë vite, dhe në fund, me një proçedurë mjaft të dyshimtë, u skualifikua nga gara, për t’u shpallur fituese një firmë që në fakt nuk kishte asnjë projekt.
Investigim.al, ka zbardhur të gjithë kalvarin e zvarritjeve, dhe po ashtu edhe shkeljet ligjore që janë bërë.
Kërkesën e parë është bërë më 11.02.2010 ndaj Ministrisë së Bujqësisë që në atë kohë drejtohej nga Genc Rulin. Në kërkesë shfaqej interesi për të marrë me koncesion tokë me sipërfaqe 1000-2000 hektar, duke u mbështetur te projekti i lançuar nga qeveria e djathtë “Shqipëria 1 euro”.
Pavarësisht se shihej si një investim strategjik, dhe kryeministri i asaj kohë, Sali Berisha kishte deklaruar publikisht mbështetje, procedurat u zvarritën, për disa kohë dhe më erdhi edhe ndryshimi i pushtetit.
Më 17.01.2015, në kohën që ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti, i LSI-së, hapi procedurat për dhënien e tokës bujqësore me qira prej 1146 hektar në Komunën Topojë, Qarku Fier. Dhe pikërisht më 17 janar dhe fiks në orën e përcaktuar 10:00, investitorët norvegjezë të “Farm Albania” ndodheshin në sallën e hapjes së ofertave për të prezantuar projektin.
Por, sipas investigim.al me një vendim të dyshimtë, investitorët norvegjezë, të cilët ishin të vetmit në sallën e ofertave, njoftohen për një shtyrje të orarit të hapjes së ofertave për në orën 14:00,  për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Bordit të Qiradhënies së Tokave Bujqësore.
Në orën 14:00, hyn në garë befasisht një kompani e cila nuk ishte prezantuar asnjëherë dhe që shfaq interes për të njëjtën parcel toke që kërkonin të merrnin me qira investitorët norvegjezë. Për çudi, kjo kompani e cila quhej “Agri Product Europe”, me administrator një hollandez Servatius Petrus Gerardus Huibers dhe ortak një shtetas nga Bangladeshi Mohammad Karim del fituese pa prezantuar asnjë projekt konkret në momentin e vlerësimit të ofertave.
Por, përtej shkeljeve dhe zvarritjeve proçeduriale që u bënë, ka edhe një tjetër detaj, që është një konflikt i pastër interesi.
Në atë kohë, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë ishte Vojo Bregu, dhe “rastësisht” kompania që u shpall fituese kishte si konsulent jurdik avokatin B. N., i cili punon pranë studios ligjore në pronësi të vjehrrit të Vojo Bregut.
Për më tepër, më parë kjo studio ligjore drejtohej nga vetë Vojo Bregu./ CNA.al

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?