Kronikë

Skandali/ 70- vjetori i teatrit Migjeni, salla 'black out' për disa minuta! Drejtoresha: I kam çuar letër OSHEE-së (VIDEO)

3 Nëntor 2019, 19:29| Përditesimi: 3 Nëntor 2019, 20:59

  • Share

SHKODËR- Skandal në ceremoninë e 70-vjetorit të Teatrit Migjeni. Në momentin që ky teatër do të nderohej me titullin "Nderi i Kombit" është shkëputur energjia elektrike për disa minuta.

Duke qenë se një gjë e tillë është përsëritur edhe më herët dhe OSHEE-ja ka pretenduar se nuk ka pasur një shkresë, drejtoresha e teatrit Rita Gjeka tha në errësirë "e kam çuar letrën", duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë. Aktiviteti që zhvillohej nga Bashkia e këtij qyteti, ku u nderuan dhjetëra artistë ndër vite me titujt “Mjeshtër i Madh”, vijoi për disa minuta nën dritën e disa bliceve të celularëve dhe të kamerave, rrjedhën normale të aktivitetit, ku nuk munguan as duartrokitjet e të pranishmëve në sallë.

Pas disa minutash, energjia elektrike u rikthyer. Ky teatër u nderua "Nderi i Kombit" i dhënë nga Presidenca dhe është i vetmi teatër në vend që mban këtë titull.

Momenti kur Teatri Migjeni është në errësirë totale

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kajaku: 04/11/2019 10:28

    Hajde Vajgurit , hajde vajgurit pas murit hahahaha

    Përgjigju
  • FATMIRI: 04/11/2019 08:38

    NA ÇUDITET LE TJA U BJERI PD DRITAT KETYRE DEMOKRATVE SHKODRANE KETO NDODHIN NE ÇDO VEND TE BOTES KETYRE U RA SHEQERI NE UJI PLERAVE

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 03/11/2019 22:26

    A ishte Voltana atje?

    Përgjigju
  • Emi: 03/11/2019 21:30

    Fal demokracis Per dite e ma shum tu perparu per para.☠️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?