Maduka Okoye

Sport

Skandali i basteve prek Udinesen, portieri Maduka Okoye pezullohet me 2 muaj

23 Korrik, 15:20| Përditesimi: 23 Korrik, 15:28

  • Share

Portieri nigerian i Udineses, Maduka Okoye është dënuar me dy muaj pezullim nga Gjykata Federale Kombëtare në Itali, pas përfshirjes së tij në një skandal bastesh që tronditi Serie A.

Rasti lidhet me ndeshjen ndaj Lazios, të zhvilluar më 11 mars 2024 në “Olimpico”, kur u vërejt një fluks i pazakontë bastesh për marrjen e një kartoni të verdhë nga ana e Okoyes. Në atë ndeshje, gardiani i Udineses u ndëshkua për humbje kohe në minutën e 63-të, duke ngritur dyshime për manipulim të qëllimshëm.

Sipas hetimeve, dyshohet se kartoni i verdhë ishte rezultat i një marrëveshjeje të paligjshme me një rrjet bastesh. Federata Italiane e Futbollit (FIGC) e cilësoi sjelljen e tij si shkelje të etikës sportive dhe vendosi pezullimin me efekt nga ndeshja e parë zyrtare e sezonit 2025-26.

Okoye do të mungojë në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Carrareses më 18 gusht, si dhe në gjashtë javët e para të Serie A, ku pritet të rikthehet më 19 tetor në sfidën ndaj Cremoneses.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?