Skandali i dokumenteve sekretë të Biden dhe 10 të vrarë në Kaliforni, korrespondenti i Report Tv në SHBA: Ja cilat janë të rejat e fundit

22 Janar 2023, 17:40| Përditesimi: 22 Janar 2023, 17:45

  • Share

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka qenë në kryefjalën e mediave të huaja për shkak të disa dokumenteve eve të paklasifikuara në rezidencë dhe në zyrën e tij, gjatë kohës që nuk ishte Presidenti i SHBA-ve, por nënpresident. Ka qenë vetë Biden ai që ka lënë në dispozicion të hetuesve, i këshilluar nga ekipi i tij ligjor, kështu shprehet korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Brunilda Kazani, Ndrenika shprehet se kjo është hera e katërt që janë zbuluar të tilla dokumente në zyrën e Presidentit Biden.

“Dokumentet e fundit gjetën gjatë një kontrolli gjatë ditës së premte në një rezidencë të Biden. Hera e 4 që nga nëntori që në zyra e rezidenca janë gjetur dokumente të tilla.

Presidenti tha se ekipi i tij ligjor e ka këshilluar që ti nënshtrohet hetimit ndaj po e bën këtë  me autoritetet. Dhe po ashtu në vënien në dispozicion të gjithçkaje që mundet të hetohet.”- tha ai.

Korrespondenti i Report Tv është ndalur edhe te një ngjarje e rëndë e ndodhur pak orë më parë në Kaliforni ku u vranë 10 persona. Banorët në qytetin me mbizotërim aziatik amerikan janë vrarë me breshëri plumbash teksa po festonin Vitin e Ri Hënor Kinez. Ende autori është në arrati. Gazetari u shpreh se ende nuk ka ndonjë të dhënë të saktë për autorin apo nëse ka motive raciale për kryerjen e aktit të rëndë. Dyshohet se mund të ketë lidhje me një incident të mëparshëm.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • erti: 23/01/2023 02:32

    Ajo qe nuk permendet ne mediat e majta amerikane, eshte se dokumentat ne fjale jane nxjerre nga Biden ne perjudhen kur ai ishte Zv.President. Zevendes Presidenti i SHBA, ndryshe nga presidenti nuk ka te drejta te deklasifikoje dokumenta dhe kjo perben nje shkelje shume te rende, ne ndryshim nga dokumentat e deklasifikuara qe Trump kishte ne Mar-a-Lago.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?