TIRANË- Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim skandaloz! 2 jordanezët që u ndryshonin datën e skadencës produkteve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, janë liruar nga burgu. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për 2 jordanezët Jousef dhe Azis Rahman, 57-vjeç dhe 27-vjeç. Arrestimi i tyre u bë 3 ditë më parë pas një hetimi disa javor nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, por sot Gjykata i la të lirë.
Report Tv sjell foto të publikuara më parë nga magazinat ku kryhej kjo skemë kriminale, në të cilën u gjetën 6.83 ton produkte të sekuestruara që ishin pije për fëmijë, çamçakëzë, lëpirseve dhe lëngje. Më konkretisht në këtë magazinë u gjetën pije për fëmijë me datë prodhimi të falsifikuar 10080 copë, çamçakëzë të skaduar dhe me datë prodhimi të falsifikuar 257090 copë, lëpirëse, produkt i skaduar dhe me datë prodhimi të falsifikuar 370656 copë dhe lëngje, produkt i skaduar dhe me datë skadence të falsifikuar 1786 shishe (bidona).
Si funksiononte skema?
Këta 2 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin produktet e skaduara, u fshinin datat e skadencave duke përdorur açeton dhe i vendosnin data të reja skadence. Ato fshinin datën e skaduar dhe ua shtynin afatin deri në dy vjet.
Ne kohen e xhaxhit te fusnin plumbin te beje krim te tille.
PërgjigjuPo cfare duhet me bere ktu qe me bere burg jqj vetev vrasje?!
Përgjigjupo kto gjyqtare a kan familje a kan fmi nipa mbesa .... o plera po shtohen rastet me kancer e semundje ca i ncirrni kto plera ne vend qe ti beni shembull ... ptu rrac e keqe
Përgjigju