Skandali i dytë në Greqi, Mitsotakis nën presion! Raporti i nxori zbuluar përgjime për 33 politikanë, biznesmenë e gazetarë

9 Nëntor 2022, 17:06| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 17:10

  • Share

Kryeministri grek Mitsotakis u përfshi në një tjetër skandal gjatë fundjavës, pas publikimit të një raporti ku akuzohet se po përgjon të paktën 33 politikanë, biznesmenë dhe gazetarë grekë. Mitsotakis nuk ka pranuar asnjë akuzë duke sinjalizuar se do të ndalojë me ligj pajisjet e përgjimit në Greqi.

Skandali i përgjimeve në Greqi mori një dimension të ri pasi gazeta e majtë Documento, publikoi ditën e diel një listë me 33 politikanë, biznesmenë dhe gazetarë që dyshohet se janë nën vëzhgim nga shërbimet e inteligjencës së vendit.

Kryeministri grek ka qenë nën presion të vazhdueshëm për të dhënë dorëheqjen, pas publikimit të një skandali të ngjashëm gjatë verës, ku akuzohej se kishte vendosur nën përgjim kundërshtarin e tij politik Nikos Androulakis. Në atë kohë  Mitsotakis e mohoi kategorikisht akuzën, por publikimi i fundit e ka thelluar edhe më tej krizën politike në Greqi. Ky skandal në vendin fqinjë është krahasuar nga mediat e huaja me skandalin politik të Uotërgejtit në SHBA i cili e detyroi ish-presidentin Richard Nixon të jepte dorëheqjen në vitet 70. Sipas raportit të fundit, kundërshtarët politikë të Mitsotakis, madje edhe vetë ministri i jashtëm i vendit po përgjohen tashmë nga agjentët grek duke përdorur programin e njohur izraelit me emrin Predator, por edhe me anë të gjurmuesve të tjerë elektronikë.

Vetë kryeministri grek i ka quajtur akuzat si ‘gënjeshtra të paturpshme’ duke sinjalizuar edhe se ai shumë shpejt do të propozojë projektligjin për të ndaluar çdo lloj programi apo pajisje përgjimi në shtetin grek. Zoti Mitsotakis tha se artikulli ishte pjesë e një konspiracioni më të gjerë politik për të rrëzuar qeverinë e tij dhe për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme. Nëse vërtetohen akuzat për këto shkelje, analistët thonë se udhëheqësi grek mund të dorëhiqet shumë më përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për vitin e ardhshëm.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?