Pamje nga ndeshja Përmetit dhe Labërisë

Sport

Skandali i FSHF-së: Lojtarët kërkonin ndërprerjen e ndeshjes, delegati e refuzonte

30 Nëntor 2021, 14:39| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 14:44

  • Share

Kjo fundjavë ka nxjerr në pah realitetin (jo se nuk ka qene me pare) se si ka ardhur e duke u degraduar akoma dhe më shumë futbolli shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit publikon në rrjetet sociale investime imagjinare dhe që shumë pak janë në shërbim të futbollit, ndërkohë që faktet janë krejt të kundërta.

Pamjet e ndeshjeve mes Përmetit dhe Labërisë dhe Luftëtarit dhe Flamutarit ishin trishtuese dhe turpëruese për futbollin tonë. Ndeshje që duheshin ndërprerë pasi futbolli kishte kaluar në plan të dytë, kjo për faktin se fushat ishin kthyer në pishinë dhe moçal.

Por jo vetëm këto dy sfida, pasi një tjetër akt i rëndë ka ndodhur dhe në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Besës së Kavajës dhe Tomorrit të Beratit, e luajtur në në stadiumin e Luzit.

Burime kanë pohuar se gjëndja e stadiumit ka qenë mjaft e rëndëuar dhe vinte në rrezik lojtarët për dëmtime serioze.

Ata i kanë kërkuar delegatit të ndeshjes që tē ndërpriste takimin, pasi ishte i pamundur zhvillimi normal i ndeshjes dhe rrezikonin të pësonin dëmtime të rënda.

Kjo kërkese e tyre u refuzua nga ana e delegatit të FSHF-së, i cili në mënyrë skandaloze lejoi zhvillimin e ndeshjes, edhe pse vetëm për futboll nuk bëhej fjale./Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/12/2021 02:35

    Si te pranonte delegati,sklleverit duhet te luajne ne cfaredo gjendje qe jane stadiumet e ne cfaredo situate qe krijon moti,duhen paguar haracet per sulltanin e FSHF!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?