Sipas artikullit të sotëm të gazetës italiane La Repubblica, hetimi për ‘Qatar Gate’ po hyn në fazën e dytë dhe tashmë është gati një kërkesë për heqjen e imunitetit të disa eurodeputetëve”.
Kjo fazë e dytë mund të nisë nga nesër, tashmë me hetime të reja dhe një raport direkt në Parlamentin Evropian. P rokurorët belgë, kanë njoftuar kryesinë e Parlamentit Evropian se do të dërgojnë shumë shpejt, një kërkesë për heqjen e imunitetit të eurodeputetëve.
Bëhet fjalë për dy kërkesa që kanë të bëjnë me eurodeputetët Mark Tarabella dhe Andrea Coccolino. Për momentin, sa i përket eurodeputetes belge, Maria Arena, hetimet nuk duket se po kalojnë në një fazë të re.
Nëse e gjithë çështja do të përshpejtohet, seanca plenare e Parlamentit Evropian mund të thirret për të dhënë mendimin e saj për kërkesën e prokurorëve për Tarabellas dhe Coccolinos më 16 janar. Në të njëjtën kohë, ai beson se duke pasur parasysh shtrirjen e skandalit, do të ishte e vështirë që Parlamenti Evropian të mos procedonte me heqjen e imunitetit.
Gazeta italiane shton se shërbimet sekrete belge besojnë se “të paktën një eurodeputet italian, Andrea Coccolino, dyshohet se ka ndërhyrë brenda Parlamentit Evropian për të promovuar interesat marokene”.
Kujtojmë se Francesco Giorgi, bashkëshorti i eurodeputetes, greke, Eva Kaili, ishte asistent i Coccolinos. Për skandalin ndodhen të arrestuar, ish nën presidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili dhe bashkëshorti i saj, Francesco Girorgi , ish eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri dhe Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave.