Parlamenti Europian

Bota

Skandali i korrupsionit me ‘Huawei’ në Parlamentin Europian, 4 të arrestuar dhe 15 eurodeputetë e ish-zyrtarë të dyshuar

14 Mars, 12:49| Përditesimi: 14 Mars, 13:03

  • Share

Bruksel- Një skandal i madh korrupsioni ka përfshirë Parlamentin Europian, pasi dyshohet se kompania e njohur kineze e teknologjisë 'Huawei' ka korruptuar disa eurodeputetë dhe ish-deputetë, për të ndikuar vendimmarrjen e tyre për përfitime të kompanisë.

Prokuroria belge zhvilloi disa operacione ku arrestoi 4 persona. Ajo i ka dërguar parlamentit europian një kërkesë për bashkëpunim.

Në Bruksel, policia arrestoi personat dhe kontrolloi selinë e kompanisë kineze të teknologjisë 'Huawei'. Operacioni u zhvillua në kuadër të nje hetimi, i cili hedh hije skandali mbi parlamentin europian, pasi prokuroria blege ka dyshime se kompania gjigande kineze e teknologjisë ka korruptuar zyrtarë të Parlamentit Evropian.

Lobistët e gjigantit të teknologjisë kineze po hetohen mbi akuzat për korruptim të eurodeputetëve për të ndikuar në vendimmarrjen e BE-së që thuhet se ka përfituar kompania e njohur 'Huawei'.

Mediat belge thanë se në këtë skandal mund të jenë përfshirë 15 eurodeputetë dhe ish-deputetë.

I dyshuari kryesor deri më tani është lobisti Italian Valerio Ottati, 41 vjeç, ndërsa në parlamentin europian është dërguar një kërkesë nga prokuroria që institucioni të bashkëpunojë në hetim, ç’ka u konfirmua të enjten nga një zëdhënës i parlamentit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?