'Qatar Gate', skandal në BE, 1.5 milionë euro ‘cash’ të sekuestruara, dyshohet se janë dhënë si ryshfet nga Katari! Ish-nënpresidentja e PE mohon akuzat

13 Dhjetor 2022, 07:52| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 17:57

  • Share

Hetuesit belgë kanë kontrolluar sërish zyrat e Parlamentit Evropian ditën e sotme pas hetimeve për dhënien e ryshfetit nga Katari ndaj 4 zyrtarëve të lartë, mes tyre edhe nënpresidentja e organit legjislativ të BE, Eva Kaili. Shuma 'cash' e sekuestruar ishte mbi 1.5 milionë euro të cilat u gjetën në 3 vendndodhje të ndryshme.

Duke përfshirë edhe ditën e sotme janë zhvilluar mbi 21 kontrolle në selinë e Parlamentit Europian. Presidentja e PE, Roberta Metsola parlajmëroi eurodeputetët se demokracia europiane është nën sulm. Ndërkohë, Eva Kaili, eurodeputetja greke është shkarkuar sot nga posti i nënpresidentes së Parlamentit Europian me 625 vota pro dhe 1 kundër. Ajo është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në parlament dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke Pasok.

Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

Mes katër personave të arrestuar, ndodhet edhe ish bashkëshorti italian i eurodeputetes greke Eva Kaili, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri. Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimish skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004=2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri.

Për skandalin reagoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila tha se akuzat ishin "shumë serioze" dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun.

Ora 23:00
Bashkëshorti i eurodeputetes së arrestuar për korrupsion vendos të bashkëpunojë me drejtësinë

Policia financiare italiane, pas një kërkese të drejtësisë belge, ka konfiskuar 20 mijë euro në shtëpinë e Francesco Giorgi, pranë Milanos. Sipas mediave të huaja bashkëshorti i eurodeputetes, po bashkëpunon me drejtësinë duke zbuluar edhe rolin e babait të Eva Kailit.

Francesco Giorgi është partneri i Eva Cailit, një ish ndihmës i ish-deputetit italian Antonio Panzeri dhe u arrestua si pjesë e hetimeve dhe urdhër-arrest korrupsioni të lëshuara në Bruksel.

Ora 18:50
Korrupsioni në PE, bashkëshorti Eva Kailit mund të ketë sinjalizuar babain e eurodeputetes që të arratiset me 600 mijë euro ‘cash’

Bashkëshorti i eurodepuetes, Eva Kaili ka folur për shumë orë mbi pyetjet e bëra nga hetuesit belgë sa i takon akuzave për korrupsion nga Katari. Sipas mediave italiane, dëshmia e tij mund të bëjë që autoritetet të shtrijnë më tej hetimet ndaj personave të tjerë. Prej dy ditësh, Francesco Giorgi është marrë në pyetje dhe mësohet se gjatë deklaratës së tij, ai ka lënë të kuptohet se e kishte lajmëruar më para babain e eurodeputetes, Eva Kailit që ky i fundit të largohej nga hoteli ku po qëndronte, duke marrë me vete edhe 600 mijë euro dhe më shumë se 50 fatura.

Në njoftimin e bërë nga zyrtarët që po merren me hetimin, bëhet me dije se dëshmia e tij do të ndihmojë për të vërtetuar atë që është mbledhur deri më tani.

Ora 17:33
Skandali i korrupsionit/ Hetuesit 'bastisin' sërish zyrat e Parlamentit Europian, sekuestrohet kompjuteri i një zyrtari

Bastisje të reja u kryen të martën e sotme në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg me rastin e skandalit të ‘Katar Gate’ ku dyshohet se janë përfshirë disa prej zyrtarëve më të lartë.

Zyra e Mychelle Rieu, një zyrtari që punon në nënkomisionin e parlamentit për të drejtat e njeriut, u kontrollua nga hetuesit, ndërsa bëhet me dije se është sekuestruar edhe një kompjuter. Ndërkohë ish nënpresidentja e PE, Eva Kaili ndodhet në paraburgim dhe paraditen e së mërkurës pritet të dalë para hetuesisë për të vendosur nëse do të qëndrojë në burg apo do të lirohet.

Shuma 'cash' e 1.5 milionë eurove të sekuestruara
Ora 17:07
Akuzohet si e korruptuar nga Katari, ish nënpresidentja e PE mohon çdo gjë: Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje

Eurodeputetja greke Eva Kaili ka mohuar përfshirjen në një skandal të korrupsionit në Parlamentin Europian që përfshin Katarin, vendin mikpritës të Kupës së Botës.

"Eva Kaili deklaron pafajësinë e saj dhe se ajo nuk ka asnjë lidhje me ryshfet nga Katari," tha avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos, për mediat greke.

Ajo është një nga katër të dyshuarit e akuzuar pasi hetuesit belgë gjetën 1.5 milion euro (1.3 milion £) në dy shtëpi dhe një valixhe në Bruksel.

Eurodeputetët votuan me 625 vota pro për ta shkarkuar Eva Kailin nga posti i nënpresidentes së Parlamentit Europian. Pres e parlamentit Roberta Metsola ka folur për "ditë të vështira për demokracinë evropiane".

Ora 15:47
Detaje nga korrupsioni i zyrtarëve të Parlamentit Europian, 1.5 milionë euro 'cash' u sekuestruan në tre vendndodhje të ndryshme

Më shumë se 1.5 milionë euro ka qenë shumë e parave të sekuestruara nga oficerët belgë në kuadër të arrestimit të nënpresidentes së PE, Eva Kaili dhe 3 zyrtarëve të tjerë të cilët akuzohen për korrupsion nga Katari.

Shuma e parave është sekuestuar në 3 vendndodhje të ndryshme. 600 mijë euro dhe 150 mijë euro janë zbuluar në dy banesa. Ndërsa pjesa tjetër e eurove, janë gjetur brenda një valixhje në Bruksel.

Sipas të përditshmes belge Le Soir, e cila së pari raportoi shumën prej më shumë se 1.5 milionë euro, babai i ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian Eva Kaili fillimisht u ndalua në Sofitel në Place Jourdan në një lagje të Brukselit.

Ora 13:09
Akuzat për përfshirje në rryshfet me Katarin, Parlamenti Europian shkarkon me shumicë të gjerë nënkryetaren Eva Kaili

Eurodeputetja greke Eva Kaili ka mohuar se është përfshirë në skandalin e marrjes ryshfet nga Katari, shteti mikpritës të Kupës së Botës në Parlamentin Evropian.

Ajo është një nga katër të dyshuarit e akuzuar, pasi hetuesit belgë gjetën shuma të mëdha parash në shtëpi dhe një valixhe.

Eurodeputetët kanë votuar 625 pro dhe 1 kundër për t'i hequr Kailit postin e nënkryetares së Parlamentit Europian, një nga 14 nënkryetarët e tij.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 14/12/2022 02:06

    Nje greke dhe nje laviro italian. Ja europianet qe kane frike zgjerimin per Ballkanin. Kjo eshte vetem nje copez ajsebrgu; te tjera korrusione do dalin. Leku eshte i qelbur, dhe eshte shpikur vetem per te shtremberuar njerezit.

    Përgjigju
  • Turi: 13/12/2022 18:10

    Europa dhe amerika qe na bejne moral hane me te qelbur nga ne persa i perket korrupsionit thjesht ata nuk meren me gjera te vogla kurse te ne vjedhin dhe te hollat kjo eshte diferenca asgje tjeter, dhe mos te vijne e te na bejne moral pastaj se po u dalin te palarat

    Përgjigju
  • Elsa: 13/12/2022 16:36

    Ka lezet këtu. S'të arreston njeri.Rryshfetet vijnë nga Katari,Anglia, Evropa,tenderat, lejet e pallateve..... . Më mirë një funksionar në Shqipëri sesa një eurodeputet. Sipas DAP vende vakante për hajdutë s'ka. Shqipëria është e tejmbushur me këta lloj profesionistësh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?