Antonio Costa

Skandali i korrupsionit në Portugali, kryeministri Antonio Costa jep dorëheqjen

7 Nëntor 2023, 15:46| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 15:47

  • Share

Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa thuhet se i ka dorëzuar presidentit të vendit dorëheqjen në mes të një hetimi për parregullsi të dyshuara në menaxhimin e projekteve të minierave të litiumit dhe hidrogjenit nga qeveria në vend.

Zyra e prokurorit tha në një deklaratë më herët se pesë persona u arrestuan si pjesë e hetimit, duke përfshirë Vitor Escaria, shefin e stafit të Costa dhe një konsulent biznesi.

Më shumë se 40 bastisje u kryen të martën në ndërtesa të ndryshme qeveritare, duke përfshirë zyrën e Escaria dhe ministritë e infrastrukturës dhe mjedisit, tha zyra e prokurorit në një deklaratë, raporton Poltico.

Prokurorët kishin konfirmuar në janar të këtij viti se një hetim mbi programet e litiumit dhe hidrogjenit ishte duke u zhvilluar, por nuk kishin përmendur asnjë të dyshuar.

Sipas mediave lokale, hetuesit bastisën sot ndërtesat qeveritare, duke përfshirë rezidencën zyrtare të kryeministrit, ministrinë e mjedisit dhe rezidencën e ministrit të Infrastrukturës João Galamba.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Sines, Nuño Mascarenias, ndodhet në paraburgim, ashtu si edhe dy biznesmenë. Kujtojmë se të paktën dhjetë ministra dhe zëvendësministra u larguan nga qeveria vitin e kaluar, të paktën dy prej tyre në lidhje me skandalet në kompaninë ajrore TAP.

Mes tyre ishte edhe zëvendësministrja e financave e Portugalisë, Alessandra Reis, pasi ajo u largua nga bordi i transportuesit shtetëror TAP si pjesë e ristrukturimit të grupit.

Në nëntor 2022, krahu i djathtë i kryeministrit portugez Costa, Miguel Alves, dha dorëheqjen pasi u akuzua zyrtarisht nga prokurorët për keqbërje gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie në 2015-16. Alves i ka mohuar akuzat.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korabi: 07/11/2023 17:35

    Njeri me personalitet.Politikanet tane notojne ne para te vjedhura dhe asgje si gjen.Mire e bejne,drejtesi nuk ka populli i voton,pastaj ankohemi pse nuk rriten pensionet,pse……Popull pa shtyll kurrizore.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 07/11/2023 16:56

    "Jane akuza politike,ata jane te paster".Refuzojne te paraqiten e prokurori.Do ta realizojne sipas "modelit"Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?