Skandali i korrupsionit që tronditi PE-në, gjykata belge: Eurodeputetja greke do qëndrojë në paraburgim edhe 1 muaj

22 Dhjetor 2022, 11:56| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 22:41

  • Share

"E përfshirë në skandalin e Katargate". Ky ka qenë konkluzioni i gjykatës belge për eurodeputeten greke Eva Kaili do të qëndorj ënë paraburgim edhe një muaj. 

Prokurorët kanë refuzuar kërkesën e avokatit që ajo të lirohet me kusht.

Seanca gjyqësore me dyer të mbyllura, nisi 10:00. Ditën e djeshme, një prej avokatëve mbrojtës të Kailit, tha se klientja e tij ndihej e tradhëtuar nga bashkëshorti i saj italian Francesco Giorgi i cili kishte deklaruar se eurodeputetja ishte përfshirë edhe në një tjetër skandal korrupsioni nga Mauritania dhe Maroku.

Ditë më parë, italiani Francesci Giorgi deklaroi se ai kishte qenë personi që kishte planifikuar të gjithë skemën korruptive për shkak se i duheshin paratë. Ndërsa deklarata e tij e dhënë së fundmi zbulon se ishin bërë takime edhe me ambasadorin e Mauritanisë për të pasur një marrëveshje korruptive njësoj si ajo me Katarin.

Që prej 9 dhjetorit,  burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

Mes katër personave të arrestuar, ndodhet edhe ish bashkëshorti italian i eurodeputetes greke Eva Kaili, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri. Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimish skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004-2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri.

Ora 22:32
Skandali i lobimit nga Katari në PE, eurodeputetja greke do qëndrojë në paraburgim edhe 1 muaj

1671543930_evakaili.JPG

Eurodeputetja greke do të qëndrojë në paraburgim edhe një muaj si e përfshirë në skandalin e Katar Gate. Vendimi u mor sot nga gjykata belge. 

Prokurorët kanë refuzuar kërkesën e avokatit që ajo të lirohet me kusht. Edhe kërkesa që Kaili të lirohet të mbajë byzylyk gjurmues është refuzuar. Avokati i saj mbrojtës kërkoi që Kaili të lirohej me kusht në mënyrë që ajo mos të jetë larg vajzës së saj 2 vjeçare.   

Ora 14:54
Eurodeputetja, Eva Kaili kërkon lirinë, avokati i saj: Të mbikëqyret me bylyzyk elektronik deri në përfundim të hetimeve

1671100131_eca.GIF

Në gjyqin që pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj eurodeputetes, Eva Kaili, avokati i saj ka kërkuar që klientja e tij të lihej e lirë dhe të vendosej në një regjim mbikëqyrje elektronike deri në përfundim të hetimeve.

Nga ana tjetër, Kaili ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj saj.

“Kemi kërkuar që zonja Kaili të vendoset në një regjim mbikëqyrjeje elektronik me byzylyk. Ajo merr pjesë aktive në hetim dhe kundërshton çdo akuzë  korrupsion nga ana e saj”, u shpreh avokati.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?