Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Skandali i lobimit në SHBA, Meta: Nuk do e padis gazetën austriake që publikoi artikullin! Shpenzimet për gjyqin të larta

25 Gusht 2022, 14:56| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 15:49

  • Share

TIRANË- Ndonëse Ilir Meta pati paralajmëruar se do të padisë gazetën austriake ‘Kronen Zeitung’, pas artikullit që kishte publikuar se ai ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, kreu i Partisë së Lirisë njofton se ka hequr dorë nga padia. 

Në një intervistë për mediat, Meta tha se ka vlerësuar të panevojshme të ngrejë padi për disa media që merren vetëm me shpifje. Meta shprehet se miqtë austriakë i kanë rekomanduar të mos merret me një gazetë që prodhon vetëm skandale. Ai shtoi se do ta kishte fituar gjyqin, por sipas tij kompensimi me ligjet austriake do ishte modest, ndërsa nga ana tjetër shpenzimet për të ndjekur gjyqin do ishin shumë të larta.

“Mund t’ju them se kjo gjë mu vlerësua e panevojshme dhe jo produktive nga disa kompani që merren me shpifje. Padyshim që gjyqi ishte i fituar. Për shkak të ligjeve austriake, kompensimi do ishte i përmasave modeste ndërkohë që shpenzimet për ndjekien e këtij gjyqi ishin të larta dhe për efekt për transparencën, nuk ia vlente. 300 euro ora për një studio ligjore. Ishte një gjë e panevojshme, gazeta vetëm ka prodhuar shpifje. Këto padyshim që vijnë për shkak se të kërkuarit janë në Vienë. Ai që ka bërë kallëzimin, herë pas here ka qenë në Vienë. Nuk kemi ndërmend të harxhojmë energji të kota me regjimin e inceneratorëve.

Pyetje: Është një mundësi hetimi i SPAK për t’i dhënë përgjigje gazetës austriake?

Meta: Ajo dihet si gazetë që prodhon skandale. Kishte një rekomandim nga miqtë e mi austriakë që nuk ia vlen të merresh me një gazetë që prodhon skandale dhe aludime të ndryshme”, tha Meta në një intervistë për mediat.

SPAK vijon hetimet për Ilir Metës, ndërsa një ditë më parë i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Kreut të Partisë së Lirisë. Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 

Pas kërkesës së SPAK, Meta ka sulmuar Arben Krajën duke e cilësuar si spurdhjak të partisë i cili është në funksion të mafies së inceneratorëve. I menjëhershëm ishte reagimi i Kim, e cila shkroi se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Ambasadorja amerikane tha se për një kohë të gjatë të pasurit ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm, por me zbatimin e Reformës në Drejtësi do të bëhet e qartë se 'ASKUSH' nuk është mbi ligjin. Ajo theksoi se kërcënimet dhe nxitje për prokurorët e gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen për një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 7 vite burg.   

Konfirmohet lobimi 700 mijë USD
Disa dokumente të publikuara në media kanë konfirmuar vërtetësinë e artikullit të botuar disa ditë më parë nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, e cila denoncoi Ilir Metën dhe LSI-në se ka paguar 700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017.

Dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane komprometojnë rëndë Ilir Metën dhe LSI-në. Kontratat konfirmojnë se Ilir Meta, në fillim të vitit 2017, ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Po ku i gjeti Ilir Meta paratë për të kryer pagesat në janar-shkurt 2017 për kompaninë McKeon Group dhe 600 mijë euro për kompaninë “Dorelita Limited”? A i ka deklaruar Meta këto para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive?

Ndryshe nga sa tregojnë dokumentet amerikane, në raportin e saj vjetor financiar për vitin 2017, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka raportuar shpenzime për konsulencë dhe lobim në vlerën 3.3 milionë lekë. Konkretisht, LSI ka deklaruar në KQZ shpenzime konsulencë në vlerën 1,414,465 lekë me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA. Gjithashtu, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar në raportin financiar shërbime konsulence me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të një raporti, ka konstatuar se LSI nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash as kontratën e dytë, atë me kompaninë MCKEON GROUP, me vlerë 1.9 milionë lekë.

Shërbime për Ilir Metën

Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz
Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin
Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive
Datë 06.06.2016:
-Takim me William R. Bronfield
-Takim me Timothy Weddin dhe Bill Moeller
Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetoën Washington

Shërbime për Edmond Panaritin:
Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Deklarimi në FARA 30.08.2016Global Sec dhe Inovative Strategies

 

FOTO takimet e bëra nga kontrata

 

Kallëzim Halit Valterit

 

Kontrata Global Security dhe Innovative strategies, aplikimi dt 4.3.2016

 

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kastriot: 26/08/2022 05:00

    kujte ja bene keto ,ti ske para po je i sigurte qe do e umbasesh te erdhi fundi na lodhe ca po allalle

    Përgjigju
  • Paul: 26/08/2022 02:33

    I BEJ THIRRJE ARBEN KRAJES,,QE TE PRESE KETE GJYMTYRE TE GANGRENIZUAR TE SHOQERISE SHQIPTARE,,KETA POLITIKANE VRASES E TE KORRUPTUAR,,,,TI KYCE NEPER BURGJE,,,QE PJESA TJETER E SHOQERISE,,AJO PJESE E PASTER DHE PUNETORE TE RRITET E TE PERPAROJE....NUK MUND TE ECE SHOQERIA KUR DISA PISA DUAN TE VJEDHIN LEKET E POPULLIT....

    Përgjigju
  • Andi: 25/08/2022 20:09

    Po përderisa e kishe te sigurt qe do e fitoje, ti shkoje, se shpenzimet gjyqësore ti paguan shpifesi

    Përgjigju
  • Elton: 25/08/2022 17:51

    E ke t humbur prandaj hoqe dor o legen

    Përgjigju
    • Pjeter: 26/08/2022 07:18

      E ndihmoi tja arrinte ketij qellimi "dobesia" e tij e vjeter ,shoku Sali,me eksperiencen e forte kunder Blinkenit,doemos,kishte goxha shance me gazeten austriake!!!

  • Gjergj: 25/08/2022 15:35

    Kryetarin e SPAK, e titulloi SPURDHJAK I PARTISÈ. Kèta austriakèt, qè i thanè gjithè botès qè presidenti shqiptar èshtè njè ordiner i korruptuar, jo jo, pèr kèta "ka mèshirè" hajduti i videos sè Dritan Priftit. Nuk ia vlen,,thotè. Ata prodhojnè skandale. Jo more hajdut jo. Skandalet, i prodhon ti me hajdutèt e tu. Ata, vetèm se nuk duan tia dinè se kush je ti dhe i botojnè faktet qè kanè. Ju fryheni si gjelat majè plehut me prokurorè shqiptarè, me ta bèni tè fortin. Me botèn, jeni NJERIU QÈ QESH. Me botèn, silleni si ai qè tè lèpin menderen. Ke marrè fund, o hajdut. Koha juaj ka mbaruar.

    Përgjigju
    • Njazi: 26/08/2022 08:02

      Mu kujtua një fjal e të ndjerit Sokol Olldashi që tha në parlament LSI nuk është formacion politik është Ali baba me 200 hajdut Dhe sot doli në drit e faktuar fjala e tij Po Saliu që kish hallet e tij e mori në qeveri këtë mostër dhe u bën një dyshe me bandit hajdut dhe vrasës të shqiptarve që historia do i shkruaj më keq se paraardhësit e tyre AZ EPT EH

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?