Zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili ka dëshmuar sot përpara autoriteteve greke lidhur me akzuën e rëndë ndaj saj dhe tre zyrtarëve të tjerë për lobimin e Katarit.
Kaili doli sot përpara gjykatës ku dëshmoi se kishte kontaktuar me të atin pak para se ti konfiskoheshin paratë dhe i kishte kërkuar që të merrte paratë dhe t;ia dorëzonte pronarit të ligjshëm.
“Pas prezantimit të Pançerit më kapi paniku. Unë kontaktova me babanë tim, i cili ishte në Bruksel me gruan e tij, dhe i kërkova që të merrte paratë që ishin në shtëpinë time në një vend të sigurt dhe t'ia dorëzonte pronarit të ligjshëm. Ai erdhi, mori valixhen me paratë dhe u kthye në hotelin ku po qëndronte. Megjithatë, me sa duket, ai tashmë po vëzhgohej nga policia. I kanë bastisur dhomën dhe i kanë konfiskuar paratë”, thuhet në deklaratën e saj Eva Kaili.
Akuzat dyshohet se janë të lidhura me një fushatë të sponsoruar ryshfeti nga Katari, shtet në të cilin aktualisht është duke zhvilluar kampionati i futbollit, Kupa e Botës. Transmetuesi britanik BBC ka raportuar se prokurorët dyshojnë që “ky shtet i Gjirit ka ndikuar në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian për shumë muaj”.
Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.
Mes katër personave të arrestuar, ndodhet edhe ish bashkëshorti italian i eurodeputetes greke Eva Kaili, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri. Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimish skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004=2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri.
Për skandalin reagoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila tha se akuzat ishin "shumë serioze" dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun.