Prokuroria e Tiranës po heton skandalin e dhënies së diplomave false të Kolegjit Universitar “Ëisdom” , në këmbim të parave.
Ditën e sotme, (19 shtator) Prokuroria e Tiranës bëri një njoftim të shkurtër për shtyp, ku lajmëronte regjistrimin e një procedimi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, bazuar në një kallëzim të kryer nga Savino Cianci, administratori i shoqërisë Ëisdom, sh.p.k., i njohur ndryshe si Kolegji Universitar Italian i Tiranës.
Në njoftimin e shkurtër të prokurorisë, thuhet se çështja është në fazën e hetimeve paraprake dhe se nuk mund të jepet informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore, për shkak të sekretit hetimor.
“Prokuroria, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C., në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Ëisdom ” shpk, ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve shkollore”, parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal. Çështja është në fazën e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion, për shkak të sekretit hetimor” informoi sot prokuroria.
Dy kallëzime në Tiranë
Për rastin tashmë rezulton se ka dy kallëzime për të njëjtën çështje. Nga burimet mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur në Korrik të këtij viti hetimet për skandalin e dhënies së diplomave false, në bazë të kallëzimit të ish-rektorit Bajram Hysa.
Pak kohë më vonë, në drejtim të Prokurorisë, është ngritur një kundër-kallëzim ndaj Hysës, nga administratori italian i "Ëisdom", Savino Cianci, i arrestuar në Itali me bashkëshorten Lucia Catalano dhe 7 të tjerë.
Deri në këtë fazë janë marrë në pyetje nga prokurorja Antoneta Sevdari ish-rektorët më 1 Korrik, teksa detaje të hetimit të mëtejshëm nuk bëhen publik për shkak të sekretit hetimor..
Hetimi ka nisur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, teksa janë sekuestruar shkresa, janë bërë këqyrje dokumentacioni që nga regjistrimi i kallëzimit, deri në muajin Shtator
Hetimet në Itali
Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, raporton se ka dy hetime të ndara, ai i palës italiane që rezulton se nuk ka bashkëpunuar apo kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare dhe ai tashmë i Prokurorisë së Tiranës, ku rezulton se si administratori italian, ashtu edhe rektori shqiptar i universitetit, kanë depozituar kallëzime për falsifikim.
Pala italiane gjithashtu pas hetimeve të saj ka sjellë dosjen drejt Shqipërisë. Në Itali ka 9 të ndaluar dhe 41 persona nën hetim.
Më 16 Shtator autoritet italiane arrestuan edhe 2 administratorët italianë të universtitetit, Savino Cianci (i thirrur edhe Nino) dhe administratori Leonardo Catalano, gjatë një operacioni të Guardia di Finanza, që lidhje me skemën e dyshuar të mashtrimit me diplomat false.
Bashkë me dy administratorët, në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë. Në dosje, pjesë të së cilës i publikoi edhe Shqiptarja.com, flitej për korruptimin e zyrtarëve të institucioneve shqiptare, si rasti i korruptimit të presidentes së ASCAL, Shqiponja Telhaj, për akreditimin e universitetit, me një çantë “Luis Vuiton”, me vlerë 1200 euro. Kjo e fundit e mohoi implikimin, teksa pati edhe reagime të institucioneve zyrtare. Diplomat paguheshin me shuma deri në 20 mijë euro.
Arrestimet në Itali janë bërë me akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash. Gjithsej janë 41 të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe veprimtaria e 2 kompanive me seli në Romë dhe në Foxhia.
Media italiane Corriere della Sera zbuloi dhe tarifat e diplomave false.
9 mijë euro për kualifikimin për mësimdhënie mbështetëse në shkollat e mesme; 6 mijë për një diplomë hotelerie deri në 19 500 euro për master në shkencat e edukimit.
Ceremonia e inaugurimit të universitetit Ëisdom në Shqipëri, në të majtë Lucia Catalano, prapa djathtas Nino Ciaci
Dipllomat nga 1994 deri ne 2014 per mendimin tim jane te pa vlefeshme(hiq ketu vetem 5%te tyre qe jane te sakta).Jane blere dhe nuk jane paraqitur fare ne universite(mblidhnin ullinj ne Greqi ose punonin ne ndertim).
Përgjigju