Arben meskuti, i akuzuar për dosjen e mikrokredive

Kronikë

Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

17 Qershor, 13:38| Përditesimi: 17 Qershor, 13:50

  • Share

Tiranë- Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi sërish sot (17 qershor) kërkesën e Arben Meskutit, për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”, që ishte dhënë nga shkalla e parë më herët.

Meskuti mbahet në paraburgim për dosjen e “Mikrokredive”, nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes skemës së mikrokredive.

Arben Meskuti është pronar i disa shoqërive financiare që akuzohen se ngritën skemë piramidale dhe SPAK e ka hetimin në proces pas denoncimeve të depozituara.

Skandali u zbulua prej vitit të kaluar, kur fillimisht hetoi Prokuroria e Tiranës, e cila zbardhir edhe skemën e mikrokredive.

madje Gjykata e Tiranës ka caktuar edhe 9 masa sigurie për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, për skemat mashtruese me mikrokreditë për akuzën e “skema mashtruese dhe piramidale”.

SPAK gjithashtu mori në dorë hetimet e rastit për kompetencë në fillim të këtij viti, teksa dy shkallët e GJKKO-së aprovuan edhe masat e sigurisë për grupin e të arrestuarve. Apeli i GJKKO e kishte lënë në burg Arben Meskutin që prej marsit të vitit 2025, kur dhe u arrestua në kuadër të këtyre hetimeve të kryera.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 18/06/2025 04:44

    " One size fits all ", eshte skema e aplikuar pothuajse ne te gjitha kompanite qe u regjistruan me 100 000 leke dhe pas 4 ditesh fituan grantin prej 3 000 000€, pjese e " dritares" se tenderimit. Dhe puna me kaq mbaroi. Sigurisht, deshira e mire per "ta punuar" kete grant ( megjithese ne e dime shume mire shprehjen nothing is for granted), te gjithe sektoret ku mund te xhiroheshin jane ezauruar. Per 2.4 milione banore, per cdo s3ktor si ushqimi, shendetesia, sporti, kultura ekzistojne te pakten 10 pika shitjeje per cdo transformim te produktit nga gjendja origjinale deri ne ate artificiale. Psh; speci i fresket i sapo vjele, i skuqur, i zjere, turshi,i marinuar, i thare dhe me ne fund pasi te jene trajtuar te gjitha shkallet e trajtimit te produktit konsumatoret mund te blejne nje spec artificial per te zbukuruar ambientet shtepise se tyre. Pra 3 000 000 € granti ishte per nje spec dhe fazat e shnderrimit te tij. Por ajo qe fazetari deshiron te theksoje eshte se benefiti prej 3 000 000€ qe " fitoi" me projekt-idene nuk gjeneroi te ardhmen e biznesit te tij. Dhe me " benefite" te tilla 45% e 2.4 milion banoreve ku mirekuptimi i etikes se shprehjes " nothing is for granted", rrine dhe tundin zinxhiret, "speci u tha qe diten e pare"....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?