Tirane- Të enjten, 4 korrik, Kuvendi do të mbajë interpelancën me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës lidhur me skandalin e Onkologjikut.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbajti sot mbledhjen ku informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni.
Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.
Kërkesat për interpelancë u bënë një ditë pasi u mësua se 7 mjekë dhe bashkëpunëtorë të spitalit të Onkologjikut janë në hetim për akuzën e shërdorimit të detyrës pasi nuk i ofronin shërbim pacientëve duke i orientuar drejt privatit. Ndaj tyre gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë 'arrest shtëpie' dhe detyrim me paraqitje.
Interperlanca e parë është bërë nga kreu i Grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i cili thotë se ministrja nuk mund të mjaftohet me dënimin e mjekëve por duhet të mbajë përgjegjësi.
Kërkesa e dytë për interpelancë u bë nga deputeti Arbi Agalliu që kërkon që ministrja të qartësojë menjëherë arsyet se pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive është e shtrirë në kohë.