TIRANË- Katër persona janë dërguar në gjyq nga prokuroria e Tiranës, lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve. Më konkretisht, janë marrë të pandehur Eni Qirjako, specialiste IT e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), Andi Agaraj, specialist IT te AKSHI, Klodian Sota, punonjës menaxher pranë kompanisë "Smart Collection" dhe Endri Ikonomi, që punonte si drejtor i Përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL”.
Lajmi konfirmohet për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, nga Arben Hoxha, avokati i Eni Qirjakos. Ndaj punonjësve të AKSHI-t rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe për 2 të pandehurit e tjerë akuzohen"Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".
Arrestimi i Qirjakos, Agarajit, Ikonomit dhe Sotës u njoftua me bujë nga Prokuroria e Tiranës në një konferencë për mediat më 7 janar. Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj sqaroi edhe skemën e përdorur nga këta persona, ku ishte specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako që mori të dhënat për pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, Andi Agaraj duke qenë se të dy kishin mundësi të kishin akses te të dhënat e databazës si të punësuar që ishin. Më pas Agaraj i ka shitur për një vlerë 20-30 mijë lekë për çdo databezë këto të dhëna private te 2 përmbaruese privat, të cilët më pas i shpërndanë këto të dhëna në rrjete social duke përbërë një skandal të vërtetë.
Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!
kto persona jan per tu falenderuar, Popullit ti hapen syte dhe te shikojne se si po ja vjedhin leket , dikush merr miliona dhe disa me nje rroge qesharake qe u del vetem per buke thate.
PërgjigjuKur dikush te te kercenoje apo mashtroje nepermjet telefonit qe ka gjetur te keto lista, atehere hajde thuaj kush duhet falenderuar. Vjedhja e te dhenave personale ne boten perendimore perben krim dhe shkon ne burg. Eshte shume e thjeshte. Si duhet te funksionojne pagat eshte tjeter gje, ka indekse per ato pune. Cdo shoqeri ashtu eshte, dikush merr miliona, dikush merr qindarka. Po s'te pelqeu rroga jote, shko gjej nje pune tjeter, ose bej nje pune te dyte.