TIRANË- Efektet negative dhe ato pozitive që do vijnë pas publikimit të pagave ishte fokusi i diskutimit ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu. Publikimi i mbi 694 mijë pagave të punonjësve të sektorit publik dhe atij privat, sipas ekspertëve do të kenë një ndikim të madh social në vend. Dy ekspertët për çështjet e punësimit, Erald Pashaj dhe Erion Muça ndajnë të njëjtin mendim, se marrëdhëniet mes punonjësve do ‘shkatërrohen’ në momentin që ata kanë parë pagat e njëri-tjetrit dhe kanë kuptuar se nuk vlerësohen në bazë të meriotakracisë.
“Lidhur me daljen e pagave sepse kanë ndikim shumë të madh social. Por në momentin kur kolegët shohin pagat e njëri-tjetrit, kur dikush punojnë në të njëjtën punë dhe njëri merr më shumë, kjo shkatërron marrëdhëniet në punë. Kur sheh që ai ka marrë më shumë se ty ti bëhesh destruktiv ndaj punës dhe kolegut. (...) Më të shqetësuara duhet të jenë kompanitë sepse fillojnë kërkesat e rritjes së pagës, prishet harmonia.”, tha eksperti Pashaj.
“Nuk duhet të na bëjë përshtypje niveli i lartë i pagave po pabarazia kur dy punonjës paguhen ndryshe kur niveli i eksperiencës është i njëjtë. (...) Do ketë një preson nga ana e punonjësve të pakënaqur nga çfarë panë, do ketë një pretendim më të lartë të atyre që paguhen me pak për të bërë analiza duke u krahazuar me kolegët e të njëjtit nivel. Aspekt të elementëve të promovimit të vetes janë ata që i veshin një nivel më të lartë page. Ata që dinë si ta shesin veten kanë pasur paga më të larta”, tha Muça.
Përveç anëve negative, ekspertët analizuan në Report Tv edhe efektet pozitive që do të sjellë skandali i pagave. Sipas ekspertit Pashaj publikimi do të sjellë rritjen e pagave pasi punëdhënësit do të përballen me presionin e punonjësve të pakënaqur. Sipas tij pritet që në 2022 të ketë një rritje pagash nga 6% deri në 56%.
“I vetmi efekt pozitiv që kjo situatë solli është fakti që do kemi disa rregullimesh paga. Disa për të ngushtuar atë hendekun që është nga punonjësi në punonjës. Në 2022 unë pres të jetë rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur në këtë vend. Kam parë të gjithë evropiane në vende që janë shumë më të zhvilluara se ne, duke parë vështirësisë që ka pasur mes punëmarrësve dhe punëdhënësve do ta çojë tregun në një ekulibër të ri, nga 6% në 15% rritje”, u shpreh Pashaj.
Eksperti i punësimit Vjoldi Danaj tha se përveç rritjes së pagës, efekti pozitiv që do sjell skandali i pagave është se kompanitë e punësimit do përpiqen të rregullojnë funksionimin e brendshëm.
“Përtej aspektit negativ që krijon përplasje sociale, ka aspekte që rregullojnë disa ekuilibra tek pagat. Do ta shohim në 2022, por nuk mund të presim ndonjë ndryshim marramendës...”, u shpreh eksperti i ekonomisë Danaj.
Ekspertët Pashaj dhe Danaj u bashkuan në një pikë, që publikimi i pagave tregoi hapur evazionin fiskal nga kompanitë e punësimit. Eksperti i punësimit, Didanaj thotë se kompanitë që kanë fitime marramendëse deklarojnë paga minimale për punonjësit, ndërsa pjesën tjetër të pagave ata e marrin në dorë. Pashaj e vazhdon këtë mendim duke sjell argumente se mos deklarimi i pagës do të ndikojë në nivelin e jetesës së punonjësve në të ardhmen sepse pensioni do t’iu dalë më i vogël.
“Të pjesa private më shqetëson që biznesmenët deklarojnë paga minimale, kjo është indicie që evazioni ka dalë hapur. Tek shteti kemi një mbi fryrje pagash, me rrogat e këshilltarëve që kanë rrogat në stratosferës, apo punonjës të administratës publike, duhet të ketë një ekuilibër”, u shpreh Danaj.
“Do të marrin më pak pension, për momentin nuk e ndiejnë por do ta shikojnë e kalimin e kohës. Kur kanë nevojë për sigurimet shoqërore do marrin minimumin”, vijoi Pashaj.
Eksperti Muça si zgjidhje të këtij problemi sheh hartimin e politikave në bazën e të cilave të balancohen pagat referuar performancës së punonjësve. Për Pashajn, kompanitë e punësimit duhet të bëjnë disa workshop-e ku t’iu shpjegojnë punonjësve sesi vendosen pagat sipas hierarkisë në punë. Danaj tha se autoritetet në vend duhet ta shqyrtojnë situatën dhe dalin në konkluzionin përse sistemi ynë është aq i pambrojtur saqë u publikuan të dhënat sensitive të qytetarëve.
“Të hartohen politika që do rregullojnë balancimin e pagës mbi bazën e kualifikimit të profesionit”, tha Muça.
“Punëmarrësi nuk bën dot analizën e kolegut e tij, ia ka tendencën t’i barazojë. Punëdhënësi e di pse i paguan. Tani është momenti që kompanitë por edhe qeveria ka mundësi të bëjë disa workshop me punonjësit për t’iu shpjeguar sesi vendosen pagat”, u shpreh Pashaj.
“Uroj që vitin e ardhëm të ketë një rishikim të situatës dhe të ketë një reagim, përse sistemi është kaq i pambrojtur që personi arriti i mori”, tha Pashaj.
Gjatë javës së fundit vendi u përfshi në një skandal ku në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi lista e pagave e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Prokuroria ka nisur hetimet e ndërsa deri më tani, kur kanë kaluar gati një javë, nuk ka asnjë person përpara drejtësisë.
Reforma ne Administrate E vetmja zgjidhje . Cdo gje tjeter eshte bojatisje
Përgjigju