Kryeministri britanik, Boris Johnson

Skandali i ‘PartyGate’, Johnson në 'gjyq' para deputetëve britanikë: Do them vetëm të vërtetën, e bëra për të motivuar stafin

22 Mars 2023, 18:14| Përditesimi: 22 Mars 2023, 21:17

  • Share

BRITANI E MADHE- Skandali i ‘PartyGate’ mesa duket nuk u ‘harrua’ edhe pas dorëheqjes së ish kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili sot ka dalë përpara deputetetëve të japë llogari.

Me dorë në bibël, Johson ka pranuar përpara deputetëve se çdo gjë jashtë etikës e ka bërë për të motivuar punonjësit e tij.

Duke i vënë përballë foton me festën e shfrenuar, Johnson vijoi të këmbëngulë se nuk ka shkelur asnjë rregull në festat e shfrenuara që u zhvilluan gjatë pandemisë, të cilat ai i konsideron takime pune. Johnson u përball me fotot nga tavolina e shtruar dhe u pyet nga deputetët nëse shishet me verë ishin vërtetë të nevojshme në një takim pune.

Johnson tha me humor se nuk e dinte që të premteve, njerëzve nuk u lejohej që të pinin alkool gjatë pandemisë.

"Nuk e di çfarë ndodhi pasi ika unë por, deri në momentet që isha aty u duk se gjithçka ishte në rregull në kuadër të masave që kishim ndërmarrë.

Është zakon t'u thuash lamtumirë njerëzve në këtë vend me një dolli".-ironizoi ai.  

Fotoja që zbuloi festat e çmendura të Boris Johnsonit gjatë pandemisë

Po çfarë ishte skandali i PartyGate që i mori ‘kalanë nga brenda’ Boris Johnsonit?

Shthurje dhe party i çmendur ka qenë kryefjala e ‘PartyGate’ ku partia konservatore gjatë periudhës së pandemisë, kishte disa vende ku jo vetëm që nuk zbatonin rregullat, por madje i thyenin me vetëdije të plotë. Festat zhvilloheshin nëpër vila, ku akomodoheshin dhe festonin deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që askush tjetër për shkak të masave drastike të COVID nuk guxonte të dilte nga shtëpia. Partia Laboriste e cilësoi si një super skandal, por edhe partia e tij, deputetët e së cilës e bënë të jepte llogari me anë të një mocioni mosbesimi.

Lideri britanik, Boris Johnson, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë konsrvatroe në Londër, si pasojë e presionit të kabinetit qeveritar. 

Çfarë është komiteti i 1922-shit?

“Komiteti 1922” është një grup prej mbi 10 deputetësh konservatorë të cilët nuk mbajnë asnjë post qeveritar. Ata takohen rregullisht për të diskutuar çështjet e partisë. Komiteti takohet me udhëheqësin e partisë çdo muaj për të këmbyer pikëpamjet rreth partisë. Pjesa më e rëndësishme e punës së këtij komiteti është përcaktimi i rregullave se si mund të ndryshohet kreu i partisë. Komiteti u themelua në vitin 1923 nga një grup ligjvënësish, që morën mandatin e deputetit në vitin 1922, prej nga e ka marë edhe emrin. Anëtarët e tij zgjidhen nga rradhët e deputetëve konservatorë. Brenda pak javësh pritet të zgjidhet komiteti i ri ekzekutiv.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?