Fotoja që zbuloi festat e çmendura të Boris Johnsonit gjatë pandemisë

Skandali i 'PartyGate' në Britani/ Johnson dërgohet në hetim pas thyerjes së rregullave të COVID-19! Zyrtarët britanikë festa në një rezidencë në provincë

23 Maj 2023, 21:00| Përditesimi: 23 Maj 2023, 21:03

  • Share

BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson  është dërguar në polici nga Zyra e Kabinetit të qeverisë mbi akuzat e reja lidhur me thyerjen e rregullave gjatë pandemisë COVID- 19.

Zyra e Kabinetit, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e funksionimit të qeverisë, tha se kishte bërë një referim te dy forcat e policisë rajonale bazuar në informacionin e zbuluar gjatë përgatitjes së parashtresave për një hetim publik mbi pandeminë.

“Informacionet dolën në dritë gjatë procesit të përgatitjes së provave për paraqitje në hetimin për COVID. Ai u identifikua si pjesë e shqyrtimit normal të zbulimit të dokumenteve potencialisht të rëndësishme që po ndërmerrte ekipi ligjor për dëshmitarët hetimor, "tha një zëdhënës.

Në përputhje me detyrimet në kodin e shërbimit civil, ky material u ka kaluar autoriteteve përkatëse dhe tashmë është çështje e tyre”.- thuhet në njoftimin e Zyrës së Kabinetit.

Provat e reja lidhur me këtë çështje u publikuan në gazetën The Times. Në botim thuhej se në ditarët e ministrive u evidentuan vizitat e miqve në Chequers, një rezidencë në provincë e cila vihej në dispozicion të zyrtarëve të qeverisë në detyrë gjatë pandemisë.

Artikulli i Times citoi gjithashtu ekipin e Johnson që e quajti referimin një "përpjekje qartësisht të motivuar politikisht për të prodhuar diçka nga asgjëja".

Johnson është gjobitur më parë nga policia për pjesëmarrjen në një ngjarje për të festuar ditëlindjen e tij në Downing Street në qershor 2020, duke e bërë atë kryeministrin e parë që zbulohet se ka shkelur ligjin gjatë kohës që ishte në detyrë.

Po çfarë ishte skandali i PartyGate që i mori ‘kalanë nga brenda’ Boris Johnsonit?

Shthurje dhe party i çmendur ka qenë kryefjala e ‘PartyGate’ ku partia konservatore gjatë periudhës së pandemisë, kishte disa vende ku jo vetëm që nuk zbatonin rregullat, por madje i thyenin me vetëdije të plotë. Festat zhvilloheshin nëpër vila, ku akomodoheshin dhe festonin deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që askush tjetër për shkak të masave drastike të COVID nuk guxonte të dilte nga shtëpia. Partia Laboriste e cilësoi si një super skandal, por edhe partia e tij, deputetët e së cilës e bënë të jepte llogari me anë të një mocioni mosbesimi.

Lideri britanik, Boris Johnson, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë konsrvatroe në Londër, si pasojë e presionit të kabinetit qeveritar. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?