Kryeministri grek Mitsotakis

Bota

Skandali i përgjimeve në Greqi, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Mitsotakis

26 Gusht 2022, 18:01| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 18:00

  • Share

Pas skandalit me shërbimin sekret që ka përgjuar telefonin e një gazetari të ekonomisë së CNN Greece edhe kreun e partisë opozitare PASOK në Greqi, presioni ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është shtuar.

Partitë opozitare kërkuan zgjedhje të parakohshme gjatë një debati të ashpër në Parlament për skandalin e përgjimeve.

Kreu i partisë kryesore të opozitës Syriza, Alexis Tsipras tha se Mitsotakis jo vetëm që ishte në dijeni për përgjimin e liderit të PASOK, Nikos Androulakis, por ai urdhëroi shërbimin e inteligjencës që ta spiunonte atë.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të zbulojë pse Androulakis ishte nën përgjim dhe të marrë përgjegjësinë politike për skandalin duke dhënë dorëheqjen dhe duke thirrur zgjedhje të parakohshme.

“Ju jeni ligjërisht, politikisht, por kryesisht moralisht i detyruar të thoni pse po vëzhgonit deputetin e atëhershëm evropian dhe tani kreun e partisë së tretë më të madhe në Greqi. Jepni një përgjigje! Ju jeni të detyruar të përgjigjeni. Cila ishte kjo arsye kombëtare? A është ai agjent i interesave të huaja… A është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare?”, tha Tsipras.

Mitsotakis, i cili përballet me rizgjedhjen vitin e ardhshëm, ka këmbëngulur se ai nuk ishte në dijeni të asaj që ai e quajti përgjimin ligjor të Androulakis, por se ai nuk do ta kishte miratuar nëse do ta dinte.

Që muaj më parë u bë e njohur se reporteri për çështjet financiare Thanasis Koukaks ishte përgjuar. Në celularin e tij u identifikua prezenca e programit të përgjimit, të quajtur Predator. Javën e kaluar doli se gazetari vëzhgohej nga shërbimi sekret grek. Jo vetëm tek ai, por edhe tek Nikos Androulakis, kryetari i socialdemokratëve PASOK, partisë së tretë më të madhe të vendit dhe anëtar i Parlamentit Europian u vu re se ishin bërë përpjekje për t'i instaluar në celular programin Predator. Politikani europian nuk klikoi tek linku me të cilin do të ishte aktivizuar softueri, por informoi shërbimin e sigurimit kibernetik të Parlamentit të BE-së.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?