Skandali i publikimit të pagave, Rama: Me sistemin e ri mbrojtje shumë më e madhe e të dhënave

11 Janar 2022, 10:59| Përditesimi: 11 Janar 2022, 11:35

  • Share

 

Kryeministri Rama premtoi edhe një herë se me sistemin e ri të mbrojtjes kibernetike, duke përmendur edhe skandalin e para pak ditëve të publikimit të listës së pagave të mbi 694 mijë shqiptarëve.

"Ngjarja që ndodhi me listën e pagave na jep mësimin që nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike ndaj të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur por jane edhe sulmet nga brenda tyë personave të infiltruar, të paguar apo qoftë të papërgjegjshëm. Unë e vlerësoj shumë aspektin e marrëveshjes sonë për një hapësirë shumë të reduktuar për personat që bëjne dëm. Rrjet mbrojtje dixhitale do të vihet në dispozicion. Aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do të jetë shumë e kufizuar pasi do të ketë shumë mure mbrojtëse. Është një lajm shumë i mirë edhe për ata që u lënduan padrejtësisht nga dalja e listës së pagave. Ajo e keqe nuk erdhi vetëm përm keq por të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre një problem sicc është ai i deklarimit të pagave apo edhe u përjetua një sulm në sistem", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me kompaninë amerikane! Rama: Vlerë e shtuar edhe për NATO-n! Balluku: Mbrojtje ndaj sulmeve nga brenda dhe jashtë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?