Lulzim Basha dhe Endira Bushati

Politikë

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD akuza Bashës: S’do t'ja dijë për ligj, trashëgimi e kontribute! Asnjë statut i depozituar në Gjykatë që prej 2013

31 Maj 2021, 19:29| Përditesimi: 31 Maj 2021, 19:40

  • Share

Që prej vitit 2013 Partia Demokratike nuk ka depozituar asnjë nga statutet e vitit 2014 dhe të vitit 2018 e as aktet, vendimet dhe trupat e zgjedhura nga Kuvendet Kombëtare në Gjykatën e Tiranës, megjithëse e detyron ligji për partitë politike.

Kështu ka bërë me dije ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së Endira Bushati e cila thotë se ky është një skandal i shkeljes së ligjit nga Partia Demokratike qëkur ra në dorë të Lulzim Bashës.

Në një shkrim në rrjetet sociale Bushati nënvizon se në Gjykatën e Tiranës, Partia Demokratike, Statutin e fundit të depozituar (detyrim sipas ligjit) e ka atë të vitit 2005 me firmë të Flamur Nokës dhe aktin e fundit të depozituar ka atë të zgjedhjes së kryetarit në vitin 2013.

Bushati thotë se pas vitit 2013, PD nuk ka depozituar asnjë nga Statutet e vitit 2014 dhe vitit 2018, e as aktet, vendimet dhe trupat e zgjedhura nga Kuvendet Kombëtare. Sipas Bushatit ligji për Partitë Politike detyron partitë t’i depozitojnë këto akte dhe PD s’ka asgjë të depozituar që nga viti 2013.

Më tej Bushati thotë se vendimi i fundit i Gjykatës së Tiranës për PD është i gushtit 2013 që pranon kërkesën për depozitimin e aktit të zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar. Që nga ajo datë shkruan Bushati, Lulzim Basha as ka dashur t’ia dijë për ligj, statut, trashëgimi, kontribute.

'Juristi me “formim ndryshe” zaptoi shtëpinë dhe do të nxjerrë jashtë këdo, ca me dhunë, ca me tradhëti, ca me pabesi.'- përmbyll ajo.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?