Bota

Skandali i shtetësisë së Suarez, bëhen publike pamjet e falsifikimit të provimit të futbollistit të famshëm

30 Prill 2021, 15:39| Përditesimi: 30 Prill 2021, 15:46

  • Share

Janë bërë publike imazhet e para të provimit të futbollistit uruguajan Luis Suarez, të regjistruara më 17 shtator në Universitetin për të Huajt në Perugia për të marrë nënshtetësinë italiane, në mënyrë që të luante me skuadrën e Juventusit pasi kjo e fundit kishte plotësuar kuotën e lejuar për futbollistët e huaj.

Në imazhet e shpërndara në mediat italiane shfaqet futbollisti duke dhënë përgjigje larg nivelit të pritur për të kaluar një provim të tillë, edhe pse atij i ishin dorëzuar pyetjet paraprakisht.

«15 vjeç, unë filloj të luaj futboll». «Më pëlqen shumë të bëj bercue». "Unë kam 5 vëllëzer", ishin disa nga ato fjalitë më groteske që mund të dëgjoje.

Suarez, edhe pse i vetëdijshëm për përgjigjet, shfaq një italishte të cunguar,  me folje infinitive dhe shumë pak njohuri. Megjithatë jo vetëm që ai nuk ngel në provim por anëtarët e komisionit bëjnë shaka me të: "Jeni me fat sepse kishit vetëm provim me gojë, por tani duhet të studioni ..."

Transkripti

"Pra, mund të fillojmë me provimin, ndërkohë nëse do mund të fillosh duke na treguar për vete, të prezantohesh ", thonë Rocca dhe Rini.

«Emri im është Luis, unë kam lindur në Salto, Uruguaj. Kur isha 7 vjec( term i pakuptueshëm) nga Uruguaji. Jam i martuar me gruan time prej 10 vitesh. Unë kam tre fëmijë, një vajzë 10 vjeçare. Unë kisha në Barcelonë… Barcelona, ​​për gjashtë vjet! Unë jam një futbollist profesionist ”, përgjigja“ e çalë ”e sulmuesit.

Në një rast, vetë testuesit i sugjerojnë disa fjalë Suarez i cili përpiqet të shpjegojë se ai luan për ekipin e tij kombëtar dhe për karrierën para se të bashkohej me Barcelonën nga Liverpool, në 2014 dhe si e kalon kohën e tij të lirë: «Unë luaj në Play Station, me fëmijët e mi. Më pëlqen shumë (e pakuptueshme,) në Uruguaj të bëj bercue (dmth. Barbecue), me miqtë e mi! Me familjen time të qëndrojmë bashkë.” Me pak fjalë, Suarez ka goxha vështirësi.

Pjesa e dytë e provimit përqendrohet në një krahasim midis konceptit të familjes në Itali dhe Uruguaj.

«Në Uruguaj përpiqet të shpjegojë Suarez,  familja është shumë e madhe. Për shembull, unë kam një familje të madhe, cinquo hermano ... pesë vëllezër».

Më në fund, Suarez duhet të imagjinojë një bisedë me një mik dhe kur pyetet se si është, lojtari vazhdon të belbëzojë:

«Epo, shumë i lumtur. Familja shumë e lumtur, fëmija në shkollë, por pak i shqetësuar. Sepse nuk kam shumë kohë për të qëndruar me familjen, për të luajtur playstation, fëmijët, për të bërë diçka me gruan time. Kthehem pasdite, në 3 të mëngjesit, jam paksa i shqetësuar ”.

Në fund të provimit, njëri nga profesorët i thotë atij se ai është me shumë fat :

"Ju ishit me fat, sepse kishit vetëm provimin me gojë. Përndryshe, do të kishte qenë më e vështirë. Sidoqoftë mendoj se do të merrni mësime italisht në muajt e ardhshëm, apo jo? Ai do të duhet të studiojë italisht ».

Rasti Suarez, çfarë rrezikon Juventusi?

Siç u përmend, ditët e fundit lojtari është informuar për faktet nga magjistratët e Perugia. Ai kishte marrë pyetjet e testit të nevojshme për të  marrë testin e shtetësisë. Më 14 dhjetor rektorja e Universitetit për të Huajt në Perugia, Giuliana Grego Bolli, dha dorëheqjen. Rektorja ishte pezulluar tashmë për tetë muaj nga ushtrimi i detyrës publike së bashku me drejtorin e përgjithshëm të universitetit Perugia dhe dy mësuesit që e kishin marrë në provim. Nga dokumentet e para të hetimit, doli që lojtari kishte kaluar të gjithë provimin.

Drejtuesit e Juventusit janë gjithashtu nën hetim. Në veçanti, drejtori teknik, Fabio Paratici, i cili është i akuzuar për deklarime të rreme.

Sipas aktakuzës, klubi i Juventusit "ka lëvizur në nivelet më të larta institucionale për të përshpejtuar praktikën e shtetësisë". Asgjë e paligjshme, ndoshta, por kur Paratici u pyet nga prokurorët nëse ai kishte ndërhyrë në ndonjë mënyrë, ai e kishte  mohuar një gjë të tillë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?