Skandali në zgjedhje/ Shakohoxha: FSHF si diktaturë! Ekipet që dalin kundër Dukës, rrëzohen nga kategoria! Pse nuk i nxjerr emrat e delegatëve? E-mailet e shoqatave kontrollohen nga Federata

26 Janar 2022, 12:49| Përditesimi: 26 Janar 2022, 14:06

  • Share

TIRANË- Kur Dritan Shakohoxha, komentator sportiv mori vendimin për të kandiduar për kreun e FSHF-së, ai rrëfen se e kishte menduar që do e kishte të vështirë të mposhte Armand Dukën, por kurrë që manipulimi do të shkonte deri në këtë gradë. Në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Shakohoxha ka hedhur akuza të forta në drejtim të Dukës duke thënë se cili klub i ka dalë kundër e ka rrëzuar nga kategoria.

Ai thotë se Duka fsheh emrat e delegatëve që kanë të drejtë vote, për të bërë pikërisht atë që bëri me zgjedhjet në shoqatën e Tiranës, që futi persona të panjohur thjesht për të votuar, por që në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

"Në zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës erdhën disa njerëz për të fituar, u manipulua rezultati, 3 ditë para se të bëhet asambleja e Tiranës, kur konstatuan që nuk kishin kontrollin e votave, FSHF futi emra të panjohur. Prodani kishte numrat për të qenë kryetar i kësaj shoqate, por FSHF shtoi 15 anëtarë të rinj, vetëm për të votuar, njëri jeton në Mat, tjetrin Billisht, emra që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin. (...)  Unë do bëj seriozisht punën me njerëz të futbollit. Unë kërkoj emrat e delegatëve, kush voton, nuk i jep as përpara mbledhjes së asamblesë, as pas, po të kërkosh delegatët e Elbasanit, Durrësit nuk i tregon, çfarë fsheh, çfarë frike ka. Pse nesër do të zhvillohen zgjedhjet në Fier dhe nuk i di njeri emrat e delegatëve. Kanë frikë, se do thotë komuniteti "kush është ky", siç pati në shoqatën rajonale të Tiranës që kishte njerëz që nuk i njihnin. E dija që do kisha vështirësi, por nuk e dija që ishin kaq votofob. Nuk e kuptoj motivin. Pjesa më e madhe që duan të votojnë është frika. Më duhet frika si në '90 kur u përmbys diktatura komuniste. Më duket vetja si në atë situatë. Të gjithë kanë frikë sepse kush del kundër bie nga kategoria. Këta nuk të fusin në burg port ë shkatërrojnë skuadrën. Kush kanë dalë kundër i kanë kërcënuar tani ta shihni çfarë do bëjmë me ju. Kush ka dalë kundër ka rënë nga kategoria. Hakmarrja për votën kundër është shumë evenimente. Nuk bashkëjetojnë dot me demkoracinë", tha Shakohoxha në Report Tv.

Ai thotë se Shoqatat Rajonale janë nën kontroll absolut nga Federata Shqiptare. Mjafton të thuhet se e mailet zyrtare të shoqatave, sipas Shakohoxhës, menaxhohen nga punonjës të FSHF-së të cilët kthejnë përgjigje në emër të tyre.

“Emailet e të gjithë shoqatave janë në FSHF. Asnjë prej drejtuesve nuk di të hapë emailet e shoqatave. Askush nuk di, FSHF dërgon emaile si të ishte shoqata rajonale”, tha Shakohoxha në Report Tv.

Përfshirja e Erion Veliajt për Shakohoxhën është krejtësisht normale, pasi ai nuk vjen si kryetar Bashkie, por si aksioner i klubit të Tiranës. Madje ai shton se kjo, po përdoret nga Armand Duka si tentative për t’u justifikuar çdo moment humbës.

“Unë jam kandidat me muaj që vrapoj në çdo fushë, kam shkuar vetëm,. Kam patur vetëm një asistent, asnjë nga njerëzit e Politikës. Duka është zgjedhur me votat e nënkryetarëve të bashkive gjithmonë. Nëse vjen më 2 mars kryetari i Bashkisë Pukës nga ndryshon Veliaj. Këto janë tentative për t’u justifikuar çdo moment humbës. FSHF bën manipulime dhe shkon në çdo studio", tha ai.

Në vend që kandidatët të prezantojnë planin e tyre gjatë fushatës, vëmendja ka shkuar të manipulimi që po tentohet të bëhet. Në Report Tv, Shakohoxha prezantoi disa pika të planit të tij, ku është shprehur se fokusin do e vendosë te futbolli amator.

"Qëllimi që të rindez ovacionin e futbollit, s'ka fusha për fëmijët e vegjël, futbolli amator është parësor, do të rikthejmë ndershmërinë e lojës, t'i bëj klubet e pavarura ekonomikisht, e të mos varen vetëm nga Federata, të ketë federata rajonale dhe jo shoqata, Kavaja, Lushnja, të dalin në vete, te shoqata e Lezhës është edhe ekipi i Bajram Curri dhe Kukësit, do i jap një vëmendje futbollit të femrave, t'i çoj paratë e FIFA-s me të vërtetë aty, Futbolli i femrave është i papërfaqësuar në asnjë shkallë të shoqatave apo të asamblesë, të ndryshoj futurën e shkollës ë trajnerëve, asnjë euro për shkollimin e trajnerëve jashtë territorit të vendit, ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë një trajner shqiptar", përfundoi  Shakohoxha në Report Tv.

 

Intervista e plotë

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran: 26/01/2022 15:56

    Ahaha kur u be trim e ky ordineri shakohoxha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?