Skandali Katar-Gate, eurodeputetja greke Eva Kaili mbetet në burg

3 Mars 2023, 18:32| Përditesimi: 3 Mars 2023, 21:42

  • Share

Eurodeputetja greke Eva Kaili mbetet në paraburgim për përfshirjen e saj në skandalin e Katargate. Eva Kaili do të vazhdojë që të qëndroje edhe 2muaj në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Brukselit, për veprat e dyshuara për organizim kriminal, korrupsion dhe pastrim parash.

Eva Kaili doli para Gjykatës së Apelit më 28 shkurt duke kërkuar lirimin e saj nga burgu me byzylyk elektronik. Në të njëjtën ditë, eurodeputeti belg Marc Tarabella doli para Gjykatës së Apelit, duke kërkuar lirimin e tij nga burgu. Gjykata e Apelit e Brukselit vendosi zgjatjen e masës së paraburgimit për Marc Tarabella me një muaj.

Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimisht skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004-2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri. Për skandalin reagoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila tha se akuzat ishin "shumë serioze" dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 04/03/2023 05:32

    Nga mbiemri kjo bukuroshe duket qe eshte greko arvanite Gjynan te rrij ne burg kjo bukuri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?