Spitali i Barcelonës e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu. Në dosjen e siguruar nga Report Tv zbulohet se mjekësia ligjore ka deklaruar se nuk mund të arrijë një konkluzion për shkakun e vdekjeve pasi mungon zemra.
Në ekzamimin mjeko-ligjor thuhet se në trupin e shtetasit Saimir Sula ne këqyrjen e jashme përvec nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna.
"Në mungese të ekzaminimit të zemrës, i cili është një organ jetik dhe i rëndësishëm nuk mund të përcaktojmë shkakun e vdekjes së viktimës me saktësi shkencore", thuhet në dosje.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ 31-vjeçari pa zemër nga Spanja në Tiranë, Report Tv zbardh dosjen hetimore, prokuroria 10 kërkesa autoriteteve spanjolle! Sula i shkruante motrës: Po më marrin frymën, po vdes
K.T./ReportTv.al