Anila Denaj, Ministrja e Bujqësisë

Politikë

8 ton mish pule me salmonelë/ Reagon ministrja Denaj: AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet 

30 Mars, 15:50| Përditesimi: 30 Mars, 16:47

  • Share

Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, ka reaguar lidhur me rastin e një ngarkese me fileto pule, të cilat janë konstatuar të jenë me salmonelë dhe që janë futur në tregun shqiptar e konsumuar nga qytetarët.

Në një intervistë televizive, Denaj u shpreh se rasti është delikat dhe me të nuk mund të bëhet politikë. Teksa ka garantuar se çështja është çuar para institucioneve përkatëse, duke u marrë të gjitha masat.

Sipas ministres, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore.

“Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet”, përmendi Denaj lidhur me rastin.

Ajo shtoi se rasti i takon institucioneve si krimi ekonomik, apo Policia e Shtetit, të cilat duhet të japin edhe gjykimin përkatës.

“Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun”, përmbylli Denaj.

Sipas informacioneve skandali është se konsumatori u njoftua nga AKU 1 javë pas analizave që faktuan prani të salmonelës në mishin e pulës, ndërkohë që theksojmë se AKU e ka mbajtur të fshehtë emrin e kompanisë që e importoi, të cilën Report Tv e zbuloi përmes burimeve konfidenciale.

AKU referoi për hetim në Prokurorinë e Tiranës kompaninë, për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë pasi ka dyshime se të tjera sasi importonte nga jashtë e të tjera deklaronte. Mishi i pulës mbërriti në portin e Durrësit më 11 mars. Në një kontroll rutinë AKU mori mostra për t’i analizuar, dhe thotë se njoftoi kompaninë AMG Food, të mos e nxjerrë produktin nga kontejnerët frigoriferikë në port, deri në daljen e përgjigjes, të cilën laboratori i ISUV e nxori më 21 mars.

3 inspektorë të AKU-së  po hetohen në gjendje të lirë për ‘Shpërdorim detyre’ Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëror Epiroti.: 31/03/2025 18:46

    Po AKU-t, besoj një dhuratë nuk i duhet kursyer.

    Përgjigju
  • Eljana: 30/03/2025 16:02

    Duhet doreheqja e kesaj monstres hajdute. Pasi vodhi mire e mire te ekonomia, po vjedh edhe te bujqesia. I kane varur melcite ne qafe ujkut. Le po na u be dhe moderne, na la dhe burrin kjo menxyra...Rama shkarkoje, se nuk I fiton zgjedhjet me kete hajdute-shemtiren..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?