Foto ilustruese

Tirana

Skandali me abuzimin e fëmijëve në Kili, 34 peshkopë japin dorëheqje

19 Maj 2018, 21:33| Përditesimi: 19 Maj 2018, 21:39

  • Share

Të 34-t peshkopët katolikë të Kilit kanë ofruar dorëheqjen pas skandalit për abuzimin seksual të fëmijëve dhe më pas mbulimit. Ata kanë kërkuar falje nga viktimat dhe Kisha për “gabimet e mëdha dhe lëshimet”.

Por nuk është bërë e qartë ende, nëse Papa ka pranuar dorëheqjet. Papa ishte kritikuar në Kili për vendimin e tij për të caktuar një peshkop, i cili akuzohet për mbulimin e abuzimit seksual të kryer nga një prift.

Peshkopët ofruan dorëheqjen e tyre me letër pas tri ditë bisedimesh krizash në Vatikan, gjatë së cilës Papa u dha atyre një dokument prej 10 faqesh, duke akuzuar hierarkinë e Kishës për neglizhencë në Kili për rastet e abuzimit seksual.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?