Skandali me diplomat false, ish rektori i Kolegjit Universitar Wisdom për Report Tv: Më falsifikuan firmën! Gazetari zbardh skemën! Dy ish-rektorët thirren në prokurori

18 Shtator, 14:49| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:46

  • Share

Tirane- Zbulohen detaje të reja lidhur me skandalin e falsifikimit të diplomave false në kolegjin universitar “Wisdom’ me qendër në Tiranë për të cilën policia thotë se ka arrestuar 9 persona, mes tyre pronarin italianin Savino Cianci (i thirrur edhe Nino) dhe administratorin Leonardo Catalano.  

Në studion e emisionit “Përballje” gazetari Sokol Dema zbulon skemën si jepeshin certifikata dhe diploma false për të interesuarit që synonin të futeshin në administratën italiane kundrejt një pagese prej 8 mijë eurosh,

Bëhet fjalë për diploma e çertifikata false që janë bërë dhe firmosur sikur të jenë të Wisdom dhe janë kërkuar nga italianë për të pasur një kualifikim për të hyrë në konkurse publike si dhe për të krijuar marrëdhënie pune, veçanërisht në sektorin e arsimit.

Gazetari Dema zbulon se pjesa më e madhe e falsifikimeve është bërë pas 2021 kur pronarët kanë ndryshuar dhe universitetin e kanë marrë një grup italianësh.

Unë kam arritur të komunikoj me ish rektorin Lush Përpali që ka qenë aty që prej vitit 2017 deri në dhjetor 2023, kur ka dhënë dorëheqjen. Ai më ka komunikuar se ishte tërhequr dhe të largohej nga drejtimi pasi i kishin rënë në vesh diplomat false që ai vetë nuk i kishte firmosur.

Çfarë ka ndodhur?
Janë firmosur çertifikata e diploma me firmën e rektorit por nuk janë firmosur nga ai. Është falsifikuar filma. Për këtë në vitin 2017 kur është bërë rector ka nxjerrë një urdhër që të gjithë dokumentet sidomos certifikata e diploma duhej të kishin dy firma e dy vula, njëra nga kryesekretari I universitetit dhe nga rektori. Por këto certifikata e diploma false kanë vetëm firmën e rektorit. Pra duke thyer urdhrin që kishte dhënë në 2017 dhe duke falsifikuar firmën e këtij të fundit e për këtë kishte vendosur të largohej.

Më pas pas dhjetorit 2023 është emëruar rektori Bajram Hysa, i cili nuk ka pranuar në vijim të bëhet bashkëpunëtor për të vendosur certifikata e diploma false dhe ka dhënë dorëheqjen në qershor të 2024. Më pas është emëruar një rector tjetër.

Skema?
Ka pasur dy mënyra si është bërë. Fillimisht ka pasur një marrëveshje fiktive e firmosur mes rektorit Lush Përpali,( vetë rektori nuk e ka firmosur)  me një institucion arsimor në Itali ‘Universo Docente s.r.l’ në Itali dhe përmes kësaj marrëveshjeje kanë bërë diplomat në Itali e Shqipëri.

Por cfarë ka ndodhur?
Një pjesë e këtyre diplomave duhej të noterizoheshin në Shqipëri. Shtetasit italianë kanë ardhur në ambasadën italiane dhe kanë kërkuar të noterizohen diplomat e tyre. Ambasada italiane ka kërkuar informacion tek Ministria e Arsimit. Kjo e fundit I është drejtuar zyrtarisht universitetit nëse janë autentike apo jo dhe ka qenë rektori Hysa që pasi është vënë në dijeni ka informuar përmes emailit në MAS se nuk është një marrëveshje e rregullt. Informacioni është marrë në qershor.

Dy ish-rektorët thirren në prokurori
Ka patur edhe diploma të tjera të marra nga Shqipëria kanë mundur të noterizohen dhe të dërgohen në Itali, për të vijuar në sistemi arsimor atje, kryesisht qytetarë italianë pjesë të sistemit. Është bërë edhe kallëzim nga ana e ish rektorit rreth muajt maj apo në fund të qershorit pranë krimit ekonomik në kryeqytet. Dosja ka mbërritur në Prokurorinë e  Tiranës është referuar nga Policia. Unë kam pyetur edhe  në Prokurori, dhe zyrtarisht më kanë thënë që nuk ka një hetim të tillë apo një kallëzim të tillë nga personat e përmendur. Janë thirrur në Prokurori si rektori në atë periudhë por edhe ish rektori Lush Perpali që mesa duket i është falsifikuar firma përgjatë gjithë kohës në rastin konkret vpër tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës më 1 korrik nga prokurorja Antoneta Serdari. Më 15 korrik  është bërë një tjetër kallëzim nga Lush Perpali është bërë në drejtim të Prokurorisë së Tiranës. Kjo vërtetohet përmes faturave të postës apo gjurmimit të postës që bën online, pavarësisht se Prokuroria thotë nuk ka një hetim apo një kallëzim.

Canta 1200 euro per zyrtaren e MAS

Sipas dosja “Immediato”, ‘dyshja Cianci-Catalano në date 8 mars 2022 gjatë një darke në Tirane i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro Shqiponja Telhaj (shënim në dosje është: Aquila Telhaj) presidentes së Këshillit të Akreditimit të Agjencisë për Akreditimin dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, për akreditimin e Ëisdom University’. Vetë Telhaj e ka mohuar.

Reagon Kolegji
Në një reagim Kolegji Wisdom ka thënë:

S’kemi shitur e nuk do shesim kurrë diploma dhe vijojmë veprimtarinë akademike  


Arrestimi
Goditja u bë në Bari të Italisë, ku 9 persona janë arrestuar në akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash. Gjithsej janë 41 të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe veprimtaria e 2 kompanive me seli në Romë dhe në Foxhia.

Guardia Di Finanza Italiane ka zbuluar se nga Tirana, Qipro e Britania me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë në vlerat nga 7000-10.000 euro për diplomë.

Të arrestuarit janë:
- Maria Saveria Modaffari (38 vjeç) nga Condofuri (Rc)
- Fortunata Giada Modaffari (33) nga Roma
-Maria Attisano (57) nga Locri (Rc)
- Lucia Catalano (44) nga Trani
- Savino Cianci (60) nga Trani
Leonardo Catalano (42) nga San Severo
- Marco Lombardi (52) nga Stornarella
- Antonio Caporale (33) nga Foggia
- Maria M'daraa (36) nga Stornarella

Ora 15:51
Skandali me diplomat false, Muka në Report Tv: Universitetet private në Shqipëri janë kthyer në shpk

 

Eksperti në arsim Taulant Muka, në emisioni Përballje’ në Report Tv teksa foli për skandalin e falsifikimit të diplomave false në kolegjin universitar “Wisdom’, tha se universitetet private në vend janë kthyer në shpk.

“Kur flasim për atë universitet mjafton të shikosh godinën dhe nuk ngjan ajo me një universitet, shikoni në botë se si janë godinat universitare. Mjafton aq për të bërë apo jo një akreditimin të një universiteti. Shqipëria ka më shumë universitete për numër banorësh se Britania. Po e konsiderove universitetin si gjimnaz sepse gjimnazi është mësimdhënie mund të krijojmë edhe 50 universitete të tjera si po ndodh me hapjen e universiteteve të tjera, apo duke i konsideruar universitetet private si shpk.  Shqipërisë i mungon një universitet elitar”, tha ai.

Teksa komentoi deklaratën e bërë nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ditën e djeshme (17 shtator), e cila tha se janë marr masa për mbylljen e universitetit, deputetja e PD, Mirela Karabina, u shpreh se ministria nuk ka treguar transparencë.

“Jemi përballë skandalesh pas skandalesh. Ministria e arsimit në transaprencë duhet ta kishte thënë këtë, por ministrja tha se ne kemi filluar proceduar për mbylljen për disa shkelje dhe nuk i sqaronte shkeljet dhe situata qënka akoma më e rëndë. Paska dy ish- rektor që e kanë thënë pse tërhiqen dhe ti thua do të mbyllim universitetin për disa shkelje”, tha ajo.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 18/09/2024 16:12

    Ne kete vend duhet te mbyllen urgjent shkollat dhe spitalet private sepse e shkaterruan vendin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?