Nuk ka supriza. Ashtu siç edhe pritej, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Tiranë, ka pranuar sot kërkesën e kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë Ministrirë së Financave për t'i anuluar autorizimin për për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, për të cilat kompania e Çaushit ka humbur tenderin një vit më parë si dhe i ka mbaruar kontrata me TIA që në datën 27 gusht 2019. Me këtë vendim të gjyqtarit Sejdi, çifti Gjoni do vijojnë kontrollin e dyqaneve pa taksa në Rinas, edhe pse për këto dyqane tenderin e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e cila ka lidhur edhe një kontratë me TIA që në korrik të 2019. Vendimi i sotëm tregon edhe një fuqinë e ndikimit të çiftit Gjoni mbi drejtësinë dhe klimën e biznesit në Shqipëri.
Vendimi sfidon deklaratat e forta të ambasadores së re amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, e cila disa ditë më parë tha se 'Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla aplikohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi'. Megjitjatë beteja ligjore nuk përfundon këtu. Vendimi i Avni Sejdit pritet të ankimohet në Gjykatën Administrative të Apelit. Gjykata e Apelit të Tiranës do shqyrtojë një vendim paraprak të gjyqtares Mimoza Kajo-Brahimi, e cila në datën 7 gusht 2019 vendosi që kompania e Elona Çaushit të vijojë aktivitetin tregtar në Aeroportin e Rinasit, pavarësisht se për këto ambiente tenderin e kishte fituar kompania amerikane, duke lidhur edhe kontratën me TIA që në korrik, kontratë e cila parashikonte marrjen në dorëzim të ambienteve që në 15 shtator 2019. Apeli do vlerësojë nëse ky vendim është apo jo ligjshëm.
Kur është marrë vendimi paraprak, Mimoza Kajo Brahimi nuk ka thirrur në seancë palën e paditur TIA, por ka vendosur vetëm mbi pretendimet e kompanisë së Elona Çaushit. Gjithashtu, Mimoza Kajo Brahimi do të shqyrtojë në themel çështjen, ashtu siç veproi Avni Sejdi në krahun tjetër. Fillimisht çështjen e mori gjyqtari Arjan Aliaj, por avokatët e ADFD së Elona Çaushit nuk u paraqitën, duke i diktuar gjyqtarit pushimin e çështjes. Më pas, ADFD përsëri padinë dhe çështjen e mori në dorë gjyqtarja Mimoza Kajo Brahimi, e cila vendosi në favor të Çaushit. Pra, çifti Gjoni, për të kontrolluar dyqanet, po vazhdon dy beteja paralele, një tek Aministrativja për licencën dhe një tek Gjykata e Tiranës për zgjatjen e kontratës me TIA, jashtë vullnetit të TIA.
Gjyqtari Avni Sejdi
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço shprehet se vendimi i gjykatës pro gruas së Gjin Gjonit duke rrëzuar kompaninë amerikane është një mesazh negativ për investitorët. Ai e cilëson si shembull shumë të keq këtë vendim. Jaço thekson se nuk i di hapat e ardhshëm të kompanisë por shton se arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar duke paralajmëruar vijimin e betejës.
"Sapo u njohëm me vendimin e Gjykatës i cili ishte në fakt shumë zhgënjyes. Kemi një mesazh tepër negativ ndaj komunitetit të investitorëve të huaj. Në këtë rast nuk jam në gjendje të them kush janë hapat e ardhshëm të investitorit por është një shembull i keq dhe një mesazh shumë negativ që po i dërgojmë investitorëve por edhe klimës së investimeve. Nuk i di hapat që do ndjekë investitorët por arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar kryesisht, sigurisht edhe për njerëz të tjerë" tha ai.
Edhe ministria e Financave ka reaguar kundër vendimit të gjykatës për dyqanet në Rinas. Institucioni, që gjykata sot e rrëzoi, thotë se ky vendim tregoi se forcimi i shtetit të së drejtës mbetet prioritet për qeverinë shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj. Në fund, Financat e mbyllin reagimin duke thënë se është e hapur për propozimet e sektorit privat mbi cështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për cdo investitor shqiptar dhe të huaj.
"Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpreh keqardhjen për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndaj Cështjes Administrative Civile, mbi vendimin administrativ për anullimin e autorizimit për magazinat doganore private Duty Free Shop. Duke u rezervuar në interpretimet në themel të vendimmarrjes në cështjen në fjale, theksojmë rëndësinë e sistemit gjyqësor edhe në klimën e biznesit dhe trajtimin e investitorëve të huaj në vend.
Forcimi i Shtetit të së Drejtës mbetet prioritet për Qeverinë Shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë përherë e hapur të presë propozimet e sektorit privat mbi cështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për cdo investitor shqiptar dhe të huaj" deklaron ministria e Financave.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë pas vendimit të gjykatës administrative që i dha të drejtë kompanisë së gruas së Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas duke rrëzuar atë amerikane, ka reaguar ashpër duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të garantojë transparencë dhe barazi për të gjithë bizneset.
"Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja.
Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme" deklaron ambasada e SHBA-së.
Forcim i shtetit te se drejtes do te thote qe vendimet e gjykatave zbatohen, nuk diskutohen. Nese nuk u pelqen te shkojne ne nje gjykate me te larte. Ky eshte procesi ligjor keshtu forcohet shteti i te drejtes. Kur u do qefi thone gjykata e di, kur e kane ne favor. Nese jo, aaaaa, gjykate e korruptuar. Servila e te korruptuar mbetet qe mbetet.
PërgjigjuPse Ambasada Amerikane duhet te kontrolloje gjithcka dhe duhet ti japim te drejte !Ne kete rast fitoi e drejta dhe nuk jane dyqane por vetem 1 dyqan ekziston ne Aeroport Duty Freee!Pjesa tjeter e dyqaneve menaxhohet nga 1 individ i vetem qe mbron kjo Ambasade me kompanine fantazme qe mbron !
PërgjigjuSi shtetaret si gjyqtaret njerez mostra... ku perfunduam ne kete derexhe...
Përgjigjume gjith respektin per amerikanet dhe per neverin per gjykatsat e shqiperis por a mos po fusin pak si shume hundet amerikanet ne punet e shqiperis ..... a ka shtet ne ket vend a ka ligje .... zv ministri dha lejen e tani del ministrja jopo sbehet .... menmire pushoni dhe pranoni ne heshtje se felliqni veten me shume
PërgjigjuKete histori ske nga e ze. Ministria nuk eshte korrekte ne qendrimin e vet. Fundja prej rinovimit te licenses prej minostrise perfundoi ne gjykate ceshtja. Nuk eshte korrekte as presioni i amerikaneve ndaj gjykates per mbrojtjen e interesave private te nje kompanie tjeter. Nuk eshte korrekt asnje lloj presioni ndaj gjykates. Na pelqen sna pelqen kur gjykata flet me vendim te gjithe heshtin. Ne kete klime denimi/vetingu askush nuk merr kohe te lexoje vendimin ... te gjithe nxitojme te denojme gjykaten. Do ishte me korrekte qe gjykata te jepte vendim pro shoqerise amerikane edhe nese vjen ne kundershtim me ligjet shqiptare? Do ishim te gjithe te kenaqur pastaj? Gjykata eshte mbrojtja e individit prej abuzimit nga pushteti dhe vendosjes se rendit ... por edhe kete mbrojtje e kemi therrmuar me vetedije dhe ia kemi vene emrin: suksesi vetingut.
PërgjigjuOre zoteri cfare ke lexuar ne kete artikull? Aty thuhet se eshte bere nje tender dhe kush eshte fituesi. Ti thua gjykata. Gruaja Gjin Gjonit pretendon se ka burrin gjykates dhe jo se ka humbur. Mesoni te lexoni.
Bravo, fiks. Nuk ka gjyqtar qe do me ia fute vetes, por me siguri ka ndonje problem te rende te sjell ja e Ministrise karshi zonjes Gjoni. Ministria ta shohe ku ka gabu dhe te paguaje demin, se eshte kollaj me fajesu gjykatat pa lexuar vendimi e arsyetuar.
Qeveria don me ta marre biznesin me zor. Gjykata me te drejt a pa te drejte e ka dhene vendimin. Si do behet shteti kur nuk marrin parasysh gjykatat. Kurse per kryebashkiaket thonin sdim gje kemi deshmi penaliteti te paster. Her i njohin e her jo vendimet
PërgjigjuEdhe pse urrej pa mase keta hajduta Gjoni kane merite sepse po tregojne se SPAKU,KQK,OFL,reforma ne drejtesi qenkan mashtrim publik i kryeministrit.Miljona euro pagoi per vjehrrin e Lulit.Miljona euro do paguaje per Becchetin. I shkaterroi pa ligj pa urdher gjykatash.
PërgjigjuMe KCK Rama ka then qe gjyqtari pezullohet per 3 dite.Shohim a po e zbaton apo fjal boshe per show ne Facebook.Gjyqtari te shkarkohet e ti vihen prangat,vetem keshtu behet shtet,ndryshe asgje nuk ndryshon ne ket vend te qelbur
PërgjigjuKa plot prona shullazi. Tre prona të fuqishme i ka kalu ne emer te dashnores.ofl.ta shoh mir kete gje
PërgjigjuKu eshte OFL urgjent kerkese mbi origjinen e te ardhurave KryeKCK-istit Zhin Zhoni dhe shiheni si zberthehet zingjiri korruptiv i arnuar keq nga banda Berisha-Meta se na nxine faqen ,kur gjukates si ai dobici ne foto qe tallin by...n edhe me amerikanet imagjino cfare heq poppu;;i i gjore nga keta plehra qe bejne gjasme sikur japin drejtesi.
PërgjigjuDomethene Anila Denaj eshte kunder rinovimit te kontrates qe beri zevendesi po deri para nje jave ai ishte ne pune,merrte rroge me taksat tuaja o popull.E merritoni nga fillimi ne fund emrin korruptuar
PërgjigjuPerderisa nuk cove per ndjekje penale ate maskara zv.minister qe i rinovoi licensen ne menyre te paligjshme kompanise se Gjinit atehere ti palo minstre kukull mos dil me ne deklarata. Ai eshte strumbullari i zgjatjes se kesaj ceshtjeje neper duart e gjykatesve mafioze. Kjo tregon se keta kalbesira ne gjyqsor nuk i tremben as ligjit, as SPAK-ut dhe as nje fuqie si SHBA. Se cfare ju jep kurajo ketyre pisave dihet. KPK ka dy vjet dhe ende se ka thirrur Gjinin per veting. Prokuroria nuk i verifikon pasurine cfare doni tjeter ju? KED ka ne krye Dovranin me pasuri te pajustifikuara, me Vitorin etj etj. Kjo eshte shqiperia e kapur dhe qe kjo qeveri nuk ka vullnetin ta liroje sepse eshte e zhytur vete ne llum.
PërgjigjuMos shkruni kot kur sjeni ne brendesi te kontratave.. le te degjoj te dyja palet gjykata edhe amerikanet edhe shqiptaren dhe te vendosin pastaj, sic i vendosi gjykata vendim shum i rregullt..
PërgjigjuO sa mir me ken shqiptar
PërgjigjuBanda e KçK i shpalli lufte imperializmit amerikan, edhe me bar do ushqehemi edhe doren investimeve amerikane nuk ia shtrim, uuuurrrraaaaaaaa kck kck kck....
PërgjigjuUeueue ca behet ne kte vend ore
PërgjigjuAsgje jashte normalitetit. (Korrupsion + mafie + kriminele) = shqiperi