Prokuroria e Maqedonisë së Veriut

Kosova & Rajoni

Skandali me flamurin shqiptar, Prokuroria e RMV nis hetimet! Ministria e Brendshme: Procedim disiplinor policit! Partitë opozitare: Dorëheqje ministrit

30 Nëntor 2024, 15:42| Përditesimi: 30 Nëntor 2024, 15:49

  • Share

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka nisur hetimet për incidentin e rëndë që ndodhi në qytetin e Kumanovës ku polici hoqi dhe hodhi në tokë flamujt shqiptarë që ishin vendosur për festat e nëntorit.

“Është njoftuar prokurori publik, po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes” njoftoi Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Pas këtij akti skandaloz Zv.ministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni njoftoi se do të nisë një procedurë disiplinore ndaj policit.

Duke thënë se çdo punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka detyrim të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Iseni u shpreh se ligjet do të zbatohen nga të gjithë dhe mosrespektimi i tyre do të sanksionohet pa përjashtim.

 Për skandalin me flamurin shqiptar reaguan edhe partitë politike opozitare duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe dënimin e policit maqedonas.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?