Kronikë

Skandali me Greqinë, pas 15 vitesh rikthehen eshtrat në Kosinë të Përmetit, banorët heshtin për varrezën murale

20 Maj 2021, 09:55| Përditesimi: 20 Maj 2021, 12:57

  • Share

Dy varreza murale të pazakonta për traditën shqiptare, mbajnë të betonuara eshtrat e 108 banoreve të hershem të fshatit Kosinë në Permet. Katër punëtorë të cilët nuk deklarojnë se kush i paguan punojnë në varrezat publike të Kosinës për të sistemuar muralet.

Burimet thanë se janë rikthyer eshtrat e 108 personave që u zhvarrosën në 2006 me pretekstin se janë eshtra të ushtarëve greke të rënë në luftën italo-greke.  Një ditë më parë është kryer rivarrosja e eshtrave në një ceremoni të fshehtë larg syrit te mediave, ku morën pjesë Prefekti i Gjirokastrës, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Konsulli grek. "Report TV" shkoi këtë të mërkurë në fshatin Kosinë, ku shumica e banorëve refuzojnë të flasin për këtë çështje.

"Unë jam i ardhur nuk flas dot", thotë një banor. "Nuk i dimë këto varret, unë kam ardhur vonë", shprehet një tjetër", "ata na thanë që do bëhet një varrezë masive greke, mirë apo keq, ata e bënë", thotë një tjetër banorë.

Jashtë kamerave, mësojmë se banorët i tremben ndonjë sugjestionimi nga autoritetet greke tek te afërmit e tyre janë emigrantë në vendin fqinj.

Kujtojmë se në qendër të këtij skandali ishte prifti At Vasil Themollari, i cili në vitin 2016 kreu zhvarrimet nga oborri i Kishës së Shën Mërisë. Asokohe pati reagime të shumta dhe u trajtua si një skandal, pasi zhvarrimet u kryen në mënyrë të paligjshme.  Tashmë pas 15 vitesh, duket se Greqia ka hequr dorë nga pretendimi se eshtrat i përkasin ushtarëve greke.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?