Skandali me mikrokreditë/ Çoçoli në 'Studio Live': Ja si u vodhën qytetarët nga përmbaruesit! Kompanitë vepronin pa vendim gjykate

7 Qershor, 21:42| Përditesimi: 7 Qershor, 21:56

  • Share

Mashtrimi me mikrokreditë vijon ende të diskutohet, pasi Banka Qendrore i hoqi licensat dy kompanive në vend që operonin në këtë fushë.

Ekspertët Fatos Çoçoli dhe Brunilda Isaj sqaruan në ‘Studio Live’ Report Tv se cila ka qenë skema e përdorur që në mënyrë të padrejtë shumë qytetarëve u janë marrë pronat nga përmbaruesit privat pasi nuk kishin shlyer detyrimet. Çoçoli shprehet se këto kompani u krijuan gjatë periudhës 2014-2015, me rekomandim nga FMN.

'Në vitin 2014-2015 kur kishim emergjencë të kredive të pashlyera, kredi të këqija ato përfaqësuan ¼ të totali të kredive. Miliarda euro të kredive të dhëna. Minë me sahat. Banka Qendrore u konsultua me specialistët e FMN dhe drejtuesja departamenti të komunikimit të FMN tha që në 2015 ne kemi sugjeruar tuaj që të ndërhyj në treg dhe të nxisi krijimin e këtyre kompanive që ky stok i kredive të këqija të ulet pasi është minë me sahat ndaj stabilitetit financiar.

Banka Qendrore licensoi 5 shoqëri. 2 prej tyre rezultuan me shumë shkelje që në kohë Banka i ka evidentuar por molla e kalbur ishin përmbaruesit. Përmbaruesit privatë ka nxjerrë urdhër ekzekutimi.  Kanë abuzuar. Është shfrytëzuar vakumi ligjor dhe nuk kanë respektuar atë tavan që i ka vënë me një rregull Banka e Shqipërisë. Këta i kanë fryrë qëllimisht dhe nuk i kanë respektuar', tha Çoçoli.

Ekspertja Brunilda Isaj thekson se këto kompani të mikrokredive janë licensuar për të blerë portofolin e kredive të këqija dhe për t’u dhënë zgjidhje.

'Banka portofolet i trajton me një proces të caktuar. I bëhet njoftim klientit, pritet edhe dy tre muaj. I propozohet klientit zgjidhje për të riskeduluar pagimin. Pasi kalon një vit e sipër kalohet në procedura ligjore. Kalohet një periudhë për të ardhur te procedurat për të mbledhur kredi. Kompanitë  në fjalë janë licensuar nga banka për të blerë portofolin e kredive të këqija dhe për t’u dhënë zgjidhje. Procesi i mbledhjes së kredive kërkon investime të veçanta. Pajtojnë një institucion në mbledhjen e kredive. Përmbaruesi është hallka e fundit pasi ka dalë vendim i gjykatës. Kur merret vendimi që klientit do ti ekzekutohet prona. Këto kompani kanë vendosur urdhra sekuestro edhe pa vendim gjykate', shprehet Isaj.

Çoçoli shton se përmbaruesit kanë abuzuar duke marrë pronat me vendime gjyqi pa ekspertizën e duhur.

'Janë marrë vendime të formës së prerë pa ekspertizën e duhur. Ku është ILD? Duhet të hedhi dritën. Janë pikërisht këto vendime. Kanë shkuar me vendime gjyqi dhe kanë ekzekutuar vendimin. Po kjo është më e vogla', thekson Çoçoli.

Isaj vijon më tej duke thënë se qytetarët janë vendosur në penalitete pa dijeninë e tyre ndërkohë që duhet të lajmëroheshin shumë kohë më parë.

'Janë vendosur sekuestro janë marrë masa administrative një qytetari. Janë bërë përllogaritje të penaliteteve të interesave të kostove të lidhura për të cilat qytetari nuk ka pasur dijeni. Nuk është njoftuar pas 5 vjetësh detyrimet kanë arritur një shkallë të tillë që shkon përmbarimi dhe i bllokon dhe pronën, shtëpinë,  i vendos sekuestron dhe pronave të anëtarëve të familjes', nënvizon Isaj.

Çoçoli sheh akte abuzimi tek kompanitë që u janë hequr licensat dhe bën thirrje përe çdo qytetar që ka probleme të tilla me këto kompani të mikrokredive të kontaktojnë adresën e bërë publike nga Banka e Shqipërisë.

'Ti detyrosh jo më të shlyesh 7 milionëshin por 15 milion. Jo vetëm që shlyen dyfishin që kishe detyrim, por detyrohesh të shlyhesh edhe gjëra të tjera në një fitimi të padrejtë. Por do ta vendosi gjykata. Dhe prokuroria ka vendosur si vepra penale e vjedhjes. Është akt i pastër abuzimi. Mund të jenë 30 mijë qytetarë tanë. Nëse ke qenë subjekt kredi të pa kthyera. Dhe je bërë klient nga e keqja i këtyre dy kompanive që janë në hetim i MCA dhe Final që u janë hequr licensa, të kontaktojnë një bankën dhe ti thonë kam këtë hall. Kam shlyer kaq dhe e gjykoj si të padrejtë. Nëse e kontaktojnë bankën dhe ajo e gjykon pasi e ka trajtuar dhe më pas të ketë konstatuar që qëndron pretendimi jot që je ngarkuar më shumë se ç’thotë ligji, banka sinjalizon organet ligjzbatuese dhe shkon në burg ai marifetçi privat që të bllokoi pronën', shton Çoçoli.

Isai shton se masa paraprake e heqjes së licensës e aplikuar më parë ndaj këtyre kompanive të mikrokredive që abuzojnë me qytetarët, mesa duket nuk mjaftojnë por duhen marrë edhe masa të tjera ligjore.

'Duhen parë dosjet. Por abolsutisht nëse ka qenë brenda periudhës që banka ka caktuar që penaliteti nuk mund të shkoj më shumë përbën rast të fortë për të hequr licensën e kompanisë. E rëndësishme të kuptojmë që këto fenomene janë të vjetra apo pas rregullore. Për mua portofolet janë të vjetra, në vitin 2015. Banka ka marrë në mënyrë paraprake disa masa. U ka hequr licensën këtyre kompanive. Por mesa duket nuk ishte e mjaftueshme', tha Isaj.

Këto kompani kanë shfrytëzuar vakumin ligjor për të grabitur prona të qytetarëve apo të familjarëve të atyre qytetarëve që kishin kredi të pashlyera.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?