Alban Kote

Tiranë/ Në kërkim për skandalin e mikrokredive, arrestohet përmbaruesi gjyqësor (EMRI)

21 Tetor, 10:43| Përditesimi: 21 Tetor, 11:48

  • Share

Ka rënë në prangat e policisë përmbaruesi gjyqësor Alban Kote i cili rezulton tek dosja e mikrokredive.

Gjykata e Tiranës ka caktuaer për 43-vjeçarin masën 'Arrest me burg' për veprën penale Shpërdorimi i detyrës'.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal "Arrest në burg" për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", informoi sot policia.

Kote ishte në kërkim për dosjen e mikrokredive, ku më herët u vunë në hetim 8 persona të tjerë.

Ata përdornin një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Donika Lugaj: 21/10/2024 14:31

    Edhe unë e kam 'pësuar' nga këto skema mashtrimi,por nuk po di se ku duhet të drejtohem për të 'gjetur' të drejtën time (për të rimarr parat që më janë përvetësuar padrejtësisht nga BKT duke më kërcënuar nëpëmjet përmbaruesit Neritan Çuko...

    Përgjigju
    • Drejtesia.: 22/10/2024 13:52

      Pervec sa shkruan Avdi drejtoju me kallezim Prokurorise se Rrethit Tirane

    • Avdi: 21/10/2024 20:42

      Drejtojë Bankes se Shqiperise! Eshte formular Tip qe plotësohet nga kërkuesi me provat ,rethanat,gjyqe nese ka. Banka ja kalon Gj.Rr.Gj.-Tirane dhe kjo Agjencise qe ka bere sekuestro te MCA, DCD,dhe zyrave permbarimore

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?