Kronikë
Top 24

Skandali me naftën 'virxhin', Gjykata e Tiranës dënon me 10 vite burg Adrian Xhillarin

29 Mars 2018, 14:18| Përditesimi: 29 Mars 2018, 16:29

  • Share

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg biznesmenin Adrian Xhillari i akuzuar për skandalin e naftës bruto. Po me vendim të Gjykatës Penale janë lënë të lirë Lule Njebza, ish-zv/drejtore e Doganave si dhe për Mirarbër Teneqexhin, ish-drejtor i doganës së Tiranës. 

Vendimi për Xhillarin u dha në mungesë pasi ai është i arrestuar në Gjermani që prej datës 1 shkurt, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare 2 vite më parë. Prokuroria e Tiranës kërkoi në shkurt të këtij viti 23 vite burg për tre të pandehurit. Përkatësisht, akuza kërkoi 15 vite burg për biznesmenin si dhe 10 heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 10 vite.

Pesë vite burg është kërkuar për ish zv.drejtoreshën e Doganave Lule Njebza me akuzën e shpërdorimit të detyrës si dhe 5 vite heqjen e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike. Si dhe tre vite burg për Mirarbër Teneqexhiun për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. 



(Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Xhillarin dhe zyrtarët e doganave)

Adrian Xhillari akuzohet për skandalin me naftën virxhin, nga kompania Tea Construcion & Petrol e cila sipas prokurorisë ka hedhur në treg rreth 4.4 mln litra naftë të papërpunuar. Sipas Prokurorisë ky skandal i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh si dhe pasoja teknike për automjetet e qytetarëve që janë furnizuar me naftë bruto e cila është tregtuar si cilësore. Pritet të nisin procedurat përt ekstradimin e Xhillarit në Tiranë ku edhe do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata Penale. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 30/03/2018 22:34

    Po parate ku vajten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: