“Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me atë të BE lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale”. Ky ishte mesazhi që Komisoni Europian përcolli përmes interesimit të Report Tv lidhur me skandalin e publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë.
Report Tv kontaktoi zyrën e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi ku qëndrimi është i qartë, “ata po ndjekin me vëmendje hetime dhe të gjitha zhvillimet lidhur me këtë çështje”. Komisioni Evropian thekson se për Bashkimin Evropian është e një rëndësie të veçantë mbrojtja e të dhënave personale dhe forcimi i legjislacionit shqiptar në lidhe me to.
“Bashkimi Evropian e ve theksin tek rëndësia e jashtëzakonshme e mbrojtjes së të dhënave personale, pasi është çelësi i të drejtës themelore për privatësi. Ne po i ndjekim ngushtë zhvillimet lidhur me rrjedhjen e të dhënave. Kemi parë se hetimi ka nisur nga prokuroria dhe kemi pritshmëri që autoritet shqiptare të kryejnë një investigim të plotë për këtë çështje i cili do të sjellë në dritë edhe përgjegjësit që e shkaktuan këtë rrjedhje. Ne ritheksojmë rëndësinë që Shqipëria të përfundojë me shpejtësi përafrimin e legjislacionit të saj me standardet e BE-së dhe të ndërtojë kapacitete të mjaftueshme zbatuese, me qëllim forcimin e mbrojtjes së të dhënave personale.”, thuhet në përgjigjen e KE për Report Tv.
Nga hetimet Prokuroria e Tiranës arrestoi 4 persona, mes të cilëve dy specialist të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe 2 ishin përmbarues privat që kishin blerë këto të dhëna për qëllime të tyre, që ende nuk dihen. Specialisti i IT në Drejtorinë e Tatimeve, Andi Agaraj i kishte marrë të dhënat nga kolegia e tij, Eni Qirjako dhe më pas ia kishte shitur ato për një 20-30 mijë lekë për database me të dhënat e pagave, targave dhe numrave të telefonit 2 përmbaruesve privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Pas këto të dhëna u blenë ato u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale të të gjithë qytetarëve duke rrezikuar stabilitetin dhe sigurinë e tyre. Nuk dihet ende qëllimi se përse këto të dhëna u bënë publike, por që hetimet vijojnë ende për këtë çështje.
/LULI/,i ke rene pikes,dhe me e bukura eshte qe edhe kur ke vite larg Shqiperise,prape kur gjen shqipo te pyesin ky e ke patur shtepine,nga je me origjine,bile dhe kur te vizitojne ne shtepi,te shikojne me bisht te syrit cdo cep dhome pa piken e turpit.
PërgjigjuOre po thoni Evropës që ne nuk mund të jetojmë pa ditur punet e mehalles,,,ne jemi ai popull qe te pyet pa të keq sa dhoma ke ne shpi sa e ke rrogën ku të punon djali vajza,,,ku di gjë ky popull ça është privatësi,,,,
PërgjigjuO Lul o njish ,,I paske thonë të gjitha m'komentin tat