Skandali me shitjen e Diplomave False/ Arrestohet pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali

16 Shtator, 16:37| Përditesimi: 17 Shtator, 09:58

  • Share

Një skemë e mirëfilltë kriminale që lëshonte diploma dhe certifikata false, është zbuluar në Bari të Italisë, ku 9 persona janë arrestuar në akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash. Gjithsej janë 41 të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe veprimtaria e 2 kompanive me seli në Romë dhe në Foxhia.

Mes të arrestuarve është edhe pronari i Kolegjit Universitar Wisdom me qendër të Tiranë dhe Savino Cianci dhe administratori Leonardo Catalano. Mediat italiane shkruajnë se të interesuarit që synonin të futeshin në administratë paguanin nga 8 mijë euro për të marrë një kualifikim për të hyrë në konkurse publike si dhe për të krijuar marrëdhënie pune, veçanërisht në sektorin e arsimit.

Po ashtu, dy nga të arrestuarit dyshohet se i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të "garantuar aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të institucionit". Ky është një tjetër aspekt që doli nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Tranit, i që u konkludua me ekzekutimin e 9 masave të sigurimit nga Guardia di Finanza.

Sipas mediave italiane dyshja Cianci-Catalano i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro presidentit të Këshillit të Akreditimit të Agjencisë për Akreditimin dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, për akreditimin e Wisdom University.

Ndër të tjera, të arrestuarit kanë lëshuar vërtetime false dhe certifikata ekuivalente të rreme nga universitetet italiane, në veçanti nga Universiteti Sapienza i Romës.

Të ardhurat e mëdha të paligjshme të përfituara, objekt i urdhrit të sotëm të sekuestrimit, llogariten në shumën e 10 milionë eurove.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dottore Giardino: 17/09/2024 00:15

    Jo vetem Wisdom!Kujdes kutija pandora!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?