Qyteti bregdetar i Durrësit me një vijë bregdetare rreth 52 km, ka ende dhjetëra pika të shkarkimit të ujërave të zeza të cilat janë të dukshme. Report Tv ka kryer një vëzhgim në terren gjatë fillimi të muajit dhjetor, ku në shëtitoren e re të ndërtuar në qytetin e Durrësit me investim që arriti vlerën e 362.8 mln lekë, identifikohen mbi 2 grykëderdhje të ujërave të zeza, dhe një tjetër pikë e cilave është e mbuluar mjaft mirë nga kapakët dhe infrastruktura e re e shëtitores.
Deri më tani në qytetin e Durrësit janë funksional dy impiante të përpunimi të ujërave të zeza, për të cilat vetëm prej njërin prej tyre janë investuar 11.1 milion euro. Drejtori i impiantit të përpunimit të ujërave të zeza, Olsi Graceni, u shpreh për Report Tv se aktualisht punohet për të mbajtur vijën bregdetare sa më të pastër që është dhe qëllimi kryesor i këtij investimi, por duket se ky pastrim bëhet në 75% të territorit të Durrësit, çfarë tregon se 25% e ujërave të zeza mbeten të patrajtuara.
Sipas ligjit “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, Neni 67 për “Veprimtarit e ndaluara në brigjet dhe plazhet”, parashikon se në brigjet, plazhet dhe në zonat e vërshimit ndalohen: e) shkarkimi i ujërave të ndotura urbane e industrial të patrajtuara.
Në këtë nen parashikohet mjaft qartë ajo që në qytetin e Durrësit është duke u kryer si krim mjedisor dhe vepër penale, por duket se pavarësisht investimeve, kjo situatë pak metra nga qendra e qytetit dhe pikërisht në një zonë turistike, mbetet një problem i pazgjidhur.
Burime zyrtare pranë Ujësjellës Kanalizimeve Durrës deklarojnë se tubacionet e konstatuara në shëtitoren “Taulantia”, nuk shkarkojnë rregullisht, por vetëm në raste të rralla. Një pjesë e tyre shkarkojnë ujëra të mbledhura në lulishte, konkretisht 4 tubat e mbledhur në fund të shëtitores.
Përsa i përket ujërave të zeza në tubacionet e mëdha në fillim të kësaj shëtitoreje, Bledar Metalla, Përgjegjës i Kanalizimeve, tregoi për Report Tv se për shkak të mungesës së investimit në një rrjet të mirëfilltë, kur ka shira dhe situatë problematike të reshjeve, përdoren sistemet e portave të vjetra dhe ujerat e zeza pompohen duke shkuar në impiant.
Kur nuk ka shira të rrëmbyeshëm, por edhe në raste shirash të lehtë, situata është më e përballueshme. Kur nuk e përballojnë për shkak të shiut, hapen portat që ujërat të shkarkohen ne det, gjithsesi vlera e ujërave të zeza të derdhura në këto kanale është 2-3% e sasisë së ujërave që shkarkohen në këto pika. Kjo sipas Përgjegjësit të Kanalizimeve vjen si mungesë e investimeve në një rrjet të tërë dhe jo pjesërisht.
E megjithatë, Durrësi mbetet një prej qyteteve ndotjen e të cilit, asnjë prej instancave përkatëse nuk e ka marrë seriozisht dhe kjo duket nga mungesa e investimeve, mungesa e gjetjes së zgjidhjeve për t’i shmangur ndotjet, duke shkaktuar një maskër mjedisore.
Duhet deborator aty per UJRAT e zeza...na plaset shpirtin......
PërgjigjuDepurator o zilu
Ndoshta, perpara Lefter Kokes duhen futur ne burg ca te tjere qe nuk kane zgjidhur kete PLAGE te Durresit, per arsye qe shkojne ne vetem nje drejtim... Korrupsion.
Përgjigju