Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz duket se ka goditur me vendimin për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme pas skandalit me zv/ kancelarin. Menjëherë pas dorëheqjes së Heinz-Christian Strache, Kurz shpalli zgjedhjet e reja të parakohshme që do të mbahen në shtator.
Një vendim i tillë i ka dhënë pikë Kurz-it, pasi sipas në një sondazh të zhvilluar nga data 18-20 maj, forca politike që ai drejton, Partia Popullore ka shkuar në 38% duke fituar më shumë se 4% nga një sondazhi i fundit i zhvilluar pak kohë më parë.
Por, pavarësisht kryesimit në sondazhe ai nuk e formon dot i vetëm qeverinë nëse zgjedhjet do të përfundonin me këtë rezultat, pasi i duhet aleancë me një tjetër forcë. Social-demokratët e opozitës u renditën të dytët me 26% në sondazh, ndërsa Partia e Lirisë - udhëheqësi i së cilës ishte shkak i zgjedhjeve të reja pas skandalit, pësoi një rënie të ndjeshme me 5% duke përfunduar me 18%.
Dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku Heinz-Christian Strache, zv/ kancelar i Austrisë shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një ilogarkeje të dyshuar ruse, në shkëmbim të mbështetjes për fushatën zgjedhore duke sjellë më pas edhe dorëheqjen dhe zgjedhjet e reja.
Komente
