Gjykatës Themelore në Prishtinës ka caktuar nga një muaj paraburgim, për dy nga edukatoret e çerdhes "Gëzimi Ynë” në Fushë- Kosovë, të cilat rrahën dhe tërhoqën zvarrë një 3-vjeçar.
Nën akuzat për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., caktuar një muaj paraburgim deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi Fushë Kosovën, informon gazetarja nga Prishtina, Pranvera Behluli gjatë një raportimi sot për Report Tv.
Ky vendim i Gjykayës vjen pasi Prokuroria e Kosovës kërkoi paraburimin e dy edukatoreve.
Nga ana tjetër familjarët e të miturit shprehen se i mituri është i traumatizuar dhe nuk flet.
Pasi publikoi pamjet e rënda, përmes të cilave u bëri thirrje organeve të drejtësisë të marrin masa për edukatoret e çerdhes shtetërore në Fushë Kosovë, daja i 3-vjeçarit që u dhunua thotë se nipi i tij ka pësuar trauma të mëdha.
Fatos Geci, i cili publikoi video-incizimin në llogarinë e tij në Facebook, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj nipit të tij ka bërë me dije se gjendja e 3-vjeçarit nuk është aspak e mirë.Fatos Geci, daja i 3-vjeçarit tregoi në një emisionin televiziv se nipi ka shenja të tjera dhune, përvec atyre të cilat janë publikuar.
“Është hera e parë që ka nisur në këtë çerdhe në 1 shtator, ka vetëm 3 javë në këtë çerdhe, që fatkeqësisht është çerdhe shtetërore. Gjendja e nipit është shumë e keqe, me urdhër të prokurorisë ka nisur ekzaminimi mjekësor. Kur kanë nisur ekzaminimet janë konstatuar edhe shenja të shumta dhune në kokë, sidomos në pjesën e pasme të qafës”, tha daja i të miturit.
Në kamerat e sigurisë dhe në video e publikuar duket qartë që fëmija rrihet e tërhiqet zvarrë dhe me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera ku familjarët pretendojnë se edukatorja dhe kuzhinierja e kanë rrahur përsëri.
Fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, po përjeton një ankth të madh. Mbetet për t’u parë se si do të veprojnë organet e drejtësisë.
Dy edukatoret që dyshohet se keqtrajtuan 3-vjeçarin në çerdhen publike “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, u është caktuar nga një muaj paraburgim.
Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ajo tha se dy edukatoret dyshohen për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Mortja ju marrre moj mostra. Jo edukatore por ju nuk jeni njerez ne rradhe te pare
Përgjigju