Disa prej personave të mashtruar dhe 'BMW'

Skandali në Greqi, futbollisti shqiptar bie pre e mashtrimit, paguan 20 mijë euro për makinën luksoze që nuk i erdhi kurrë

7 Maj 2023, 21:49| Përditesimi: 7 Maj 2023, 21:52

  • Share

Një futbollist shqiptar ishte pre e një mashtrimi në Greqi. Ergys Kaçe pagoi 20 mijë euro për një makinë por nuk erdhi kurrë. Kompania e doganierëve me seli në Patra që e mashtroi do i shiste një makinë për 130 mijë ndërsa shifra e saj reale është 70 mijë euro.

Por futbollisti nuk e preku asnjëherë makinën luksoze BMW X1 M.

“Në fillim më thanë se fajin e kishte dogana, më pas pandemia dhe një mori justifikimesh të tjera. Përfundimi është se makinat që kisha rënë dakord të blija nuk më erdhi kurrë,” tha shqiptari.

Kompania që e mashtroi akuzohet se në bashkëpunim me një agjent sportiv të njohur të qytetit, porosiste automjete luksoze dhe supermakina për futbollistë, biznesmenë e mjekë. Kjo kompani vepronte si ndërmjetëse për palët e interesuara dhe mashtroheshin me premtimin se makinat vinin nga Gjermania. Më shumë se 30 emra të njohur ranë pre e këtij mashtrimi.

Në fakt, për t'i bërë viktimat të ndiheshin më të "sigurt", rrjeti i mashtrimit pranoi shumicën e paradhënieve përmes depozitave bankare, të cilat natyrisht më pas u zhdukën dhe viktimat e tyre jo vetëm që nuk morën automjetet që porositën, por as paradhëniet.

Për këtë mashtrim u desh një vit i tërë për të mbledhur provat e nevojshme për ngritjen e akuzave ndaj dy autorëve. ish-presidenti i Federatës Helenike të Boksit Sotiris Kamperos  dhe Ioannis Maragiannis, pronar i kompanisë së zhdoganimit Maragiannis Customs Brokers Garage Junkies.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?