Ceremonia mortore për Paolo Rossin

Skandali në Itali/ Grabitet shtëpia e Paolo Rossit gjatë ceremonisë mortore për legjendën e futbollit

13 Dhjetor 2020, 08:27| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 08:35

  • Share

Ditën e djeshme, ndërsa e gjithë Italia po i jepte lamtumirën e fundit legjendës së futbollit, Paolo Rossi disa persona kanë grabitur shtëpinë e tij, në Bucine në Toskana.

Ceremonia mortore e futbollistit u zhvillua në qytetin juglindor të Vincenza ditën e djeshme. Sipas mediave italiane, pas ceremonisë, kur bashkëshortja e Rossit ishte kthyer në shtëpi, gjeti rrëmujë.

Ndër sendet që ishin vjedhur nga shtëpia e tij, ishin një orë dhe disa para. Ajo raportoi menjëherë në polici të cilët po vijojnë një hetim për të gjetur personat përgjegjës.

Paolo Rossi ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare ditën e enjte. Ai vuante nga kanceri i mushkërive e cila dyshohet se i ka sjellë vdekjen kampionit të botës.

Ai ishte një ndër lojtarët kyç të kombëtares italiane gjatë viteve 80'. Tregolëshi i tij i paharrueshëm eliminoi Brazilin favorit, në një ndeshje që shumë tifozë e shohin si një nga më të mirat në historinë e Kupës së Botës.

Ai ishte golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i turneut 1982, në Spanjë.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 14/12/2020 08:21

    Ve bast se hajdutet jane ballkanas!!

    Përgjigju
  • Shqiptar: 13/12/2020 09:08

    Ujku mjegull do. Dhe nuk bëhet fjalë për një ujk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?