Roberto Raimondi është një prej emrave që prokuroria italiane e ka vënë nën hetim për lidhje me Guvernatorin e Sardenjas, Christian Solinas pasi dyshohet se i ka dhënë këtij të fundit një diplomë ‘Honoris Causa’ në këmbim të një vendi pune të mirëpaguar.
Por kush është Roberto Raimondi dhe cilat janë lidhjet e tij me Shqipërinë? Shqiptarja.com ka siguruar jetëshkrimin e tij dhe vihet re lidhje shumë e ngushtë e tij me biznesmenin Klodian Allajbeu, i cili e ka sjellë në Shqipëri dhe e ka promovuar për më shumë se një dekadë.
Roberto Raimondi ka filluar punë në Shqipëri për herë të parë në vitin 2011 ku ka filluar në pozicionin shumë të rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm në rrjetit të Spitalit Amerikan në Tiranë, në pronësi të Klodjan Allajbeu. Këtë pozicion italiani Raimondi e ka mbajtur deri në vitin 2013 dhe më pas është punësuar direkt në një kompani private Dial-alb shpk në Tiranë, një kompani import-eksporti të produkteve farmaceutike dhe pajisjeve shëndetësore dhe spitalore. Pronar i kësaj kompania rezultonte një person shumë i njohur, Arbër Teqja, edhe ky i fundit i lidhur ngushtë me Allajbeun, përmes një tjetër kompanie. Teqja dhe Allajbeu janë bashkëpronarë në kompamninë ECO RICIKLIM e cila ka përfituar qindra milionë nga thesave i shtetit përmes dhjetërave tenderave.
Në vitin 2016 italiani Roberto Raimondi e ka mbyllur punën në ‘Dial-Alb SHPK’ dhe 2 vite më pas ka filluar punë në sektorin publik. Sicc duket me ndihmën e miqve të tij ai është katapultuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
Nga viti 2018 deri në shtator 2022 ai ka filluar punë si pedagog në Fakultetin e Shëndetit Publik në Universitetin Mjekësor të Tiranës, ku ka dhënë njohuritë bazë në ekonomi. Ndërkohë që nga viti 2021 deri në shtator 2022 ku edhe ka filluar punën në Itali në një autoritet shumë të rëndësishëm që merret me menaxhimin e milionave eurove fonde, Raimondi ka punuar si Drejtori i Sektorit të Doktoraturave në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Në këtë pozicion të rëndësishëm ai akuzohet nga autoritetit italiane se i ka shitur titullin ‘Honoris Causa’ politikanit të rëndësishëm italian, Guvernatorit të Sardenjas, Christian Solinas.
(Kliko këtu për të lexuar CV e Roberto Raimondi)
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Lajmi kryesor:
Presidenti i Sardenjas dyshohet se u nderua në Tiranë me ‘Honoris Causa’ nga ‘Mjekësia’ në këmbim të një emërimi! Universiteti dhe Ministria e mohojnë
K.T.//ReportTv.al