Komuna e Mitrovicës dyshohet se është përfshirë nga një skandal, pasi akuzohet se ka dhënë një tender për blerjen e 30 mijë prezervativëve. Denoncimi ka ardhur nga ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati. “Kryetari i komunës më të varfër të Kosovës me më së shumti raste sociale e që premtonte 15.000 vende pune e thoshte me mburrje se “Nuk di t’i le Nënat me qajtë për bukën e gojës” e që i ka ble me buxhet komunal në kohë pandemie 30 mijë kondoma e që premtonte mrekullira në qytetin që është zbrazur më së shumti nga të rinjët, paska paralajmëruar padi kundër meje! Të shohim cila padi po arrinë e para në procedurë!!!”, ka shkruar Ferati.
Por kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri i ka hedhur poshtë akuzat. Megjithatë për këtë çështje ka folur drejtoresha e Shëndetësisë në komunë, Erseka Hasanaj Barani, e cila ka pranuar se pasur një porosi për 30 mijë prezervativë, por kjo faturë nuk është paguar. “Pas kërkesës nga njësia kërkuese e barnatores qendrore dhe menaxherit të kontratës për funizim me medikamente për trajtim parenteral/ampular dhe orale, si dhe material tjetër medicial i nevojshëm për funskionimin dhe ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve në QKMF, hyjnë edhe shërbimet parandaluese si planifikimi familjar. Për shkak të një planifikimi më afatgjatë në bazë të situatës epidemiologjike të krijuar nga virusi COVID-19, ka ardhur edhe kërkesa nga QKMF për material të nevojshëm për institucionin bazuar nga kërkesat e qytetarëve.
Pas furnizimit nga OE me medikamente dhe material shpenzues, është vërejtur një lëshim teknik tek artikulli (prezervativ). Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe Drejtoria për Shëndetësi ka marr masa të menjëhershme dhe ka anuluar sasinë e porositur nga njësia kërkuese, konretisht e artikullit (prezervativ). Kryetari menjëherë ka themeluar një komision dhe ka kthyer të gjithë artikullin tek OE dhe është bërë minusimi i asaj asaj shume, menjëherë pas pranimit të faturës. Pra, nuk është bërë asnjë pagesë e asaj fature deri më sot dhe nuk do të kryhet asnjë pagesë për atë artikull pasi që është kthyer.
Përndryshe, për informimin tuaj, parandalimi i shtatzanive të padëshiruara, parandalimi i aborteve, parandalimi i sëmundjeve seksuale transmisive dhe shëndeti riprodhues i gruas, janë dhe mbeten prioritet i Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, shëndeti i gruas është një nga objektivat kryesore të Drejtorisë për Shëndetësi. Ku në vazhdën e anagazhimeve ka qenë sjellja e aparaturës së Mamografisë, nënshkrimi i marrëveshjes për lansimin e programit të skriningut të kancerit të qafës së mitrës, e shumë aktivitete të tjera edukative për shëndetin e gruas në përgjithësi. Dezinformata të tilla keqadashëse, shqetësojnë qytetarët dhe janë tendencioze, andaj kush do që do përgjigje dhe fakte rreth kësaj dezinformate, i ftoj të ndjekin procedurat zyrtare dhe të marrin informatat e duhura nga institucionet përgjegjëse e jo të dalin me informata të tilla pa hulumtime paraprake" shkruan ajo.
Turp i madh per te gjith ata qe jan te perfshir ne kto skandale. Kush ishte Mitrovica duke punuar me dhjetra vite gjysherit gjyshet baballaret nēnat tona. E edhe muni i mergimtarve po keqperdoret turp ku tani asht Mitrovica. Esht okupuar prej njerzve te pa ndershem ne vendet kuqe ku duhet perparuar na shkojm mbrapa turp turp qe nuk keni respekt per at qka baballaret tan na e lan.
PërgjigjuFatkeqesia e Mitrivices deshmohet me "zgjedjen" e ketij kryetari te Komunes.Kjo te bene me dyshuar ne korrektesin e validitetin e votuesit,nese vertet kete besim e ka dhene sovrani.
PërgjigjuPo pse e titulloni skandal nuk e kuptoj
PërgjigjuAsnjë të keqe nuk ka ketu!
Përgjigju