Elbasan - Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë.
Situata skandaloze evidentohet në një letër të që drejtori i komanduar i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i dërgon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija.
Letra mban datën 30 nëntor 2023, pikërisht 15 ditë përpara se Sokol Mjacaj të vriste Arben Lleshin dhe bëhet e qartë që të burgosurit kanë privatizuar burgun
“Të burgosurve ju është lejuar ndërhyrja/investimi në dhoma (rikonstruktim/kompletim), tashmë thuajse të privatizuara, ndërhyrja ne dhoma ka kufizuar shumë mundësin e kontrolleve për elemente” shkruhet në letër
Ato që kanë qenë dhoma speciale janë arreduar dhe kthyer në dhoma të personalizuara
“Në dhomat të takimeve të zgjatura (speciale) janë bërë ndërhyrje nga të burgosurit (arredime/kompletim me krevate/dyshekë/kondicionerë/televizorë/ekspres kafeje etj), nga iformacionet që kemi këto dhoma janë të personalizuara” evidentohet më tej.
Edhe ato që dikur kanë qenë ambiente të përbashkëta janë kthyer në ambiente të personalizuara për të dënuarit përjetë
“Në të tre godinat (A/B/C), pothuajse të gjitha ambjentet e përbashkëta (dushe/klasa/dhoma këshillimi) e kanë humbur destinimin e tyre pas janë shndërruar në, palestra të personalizuara (ku jo të gjithë të burgosurit e kanë mundësinë ti frekuntojnë), vende ku ushtrohen punime artizanale, lavanteri të personalizuara etj.....” shkruajnë zyrtarët e burgut
Kanë çdo gjë që mund të ketë një ambient luksoz dhe nuk mungon asnjë aksesor
“Të burgosurve u janë lejuar dhe futur në dhoma frigoriferë jashtë përmasave të lejuara, kondicionerë, furra pjekje, vatra gatimi, mikrovalë, thekëse buke, shtrydhëse frutash, aksesorë muzike të komplikuar të pazbërthyeshëm, oke muzike me përmasa të mëdha, expres kafeje dhe materiale të tjera“
Drejtori evidenton se dhomat janë bërë të tilla sa janë të pamundura të kontrollohen është cënuar siguria dhe po rrezikohet jeta e personelit
Futja/lejimi, si dhe përdorimi pa asnjë kriter nëper dhoma banimi/ambjente të përbashketa pa asnje urdhër apo plan masash i veglave dhe materialeve artizanale, jo vetëm bën të vështirë gjetjen dhe kapjen e sendeve të ndaluara(rasti i kapjes së telefonit te denuarit Ilir Kupa, pasi kishte prerë kasën metalike të derës), por rrezikon seriozisht jetën e personelit/burgosurve dhe cënon rënd sigurinë e burgut.."
Problematikat kanë të bëjnë dhe me sigurinë. Sistemi i skanimit as ai i monitorimit të kamerave nuk punon. Vetëm një kamer punon dhe të gjitha dyert e burgut hapen me një çelës të vetëm
“Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë, ka probleme me teknologjinë, në regjim të brëndshem ka ambiente të përbashkëta që përdoren për aktivitete të ndryshme me të burgosurit si klasa palestra, dhoma takimesh me familjarë/virtuale online, takime me avokatet, rrugëdaljet për në ajrosje që janë të pa monitoruara nga kamerat e sigurisë. Në të dyja sektorët mbulohen vetëm me një kamer, por duke patur parasysh faktin se sektorët kanë një gjatësi të konsiderueshme e bën të pamundur mbulimin vetëm nga një kamer."
Të gjitha dyert e brendshme në sektor hapen me një çelës të vetëm.
Të gjitha dyert e banimit të burgosurve në sektorë hapen me një çelës të vetëm, ndersa dryenat e shulave të cilët mbyllen në turnin e tretë, janë cilësi shumë e dobët, gjë e cila cënon rëndë sigurinë e institucionit dhe vetë të burgosurve”
Problematikat që preken kanë të bëjnë dhe me ambientet e observimit ku sipas tij ndodhen 37 të burgosur të pa sistemuar ku periudha e qëndrimit në ato ambjente është nga 1 deri në 16 muaj.
Ndërsa në regjimin e posaçëm, 41 - bis ndodhen 23 të burgosur të pasistemueshëm dhe se ky ambient “është populluar pa asnjë urdhër me shkrim” thuhet në letër.
Ndërsa në godinat e sigurisë së lartë A dhe B të dënuarit e sigurisë së lartë bënin jetën e luksit nuk pranonin të burgosur të tjerë të cilët jetonin jashtë kushteve normale të jetës.
"Ndërsa në të dy godinat e sigurisë së lartë (A,B) janë 160 krevate bosh, pavarësisht se nga përllogaritja e mesiperme rezulton se mbi 100 të burgosur qëndrojnë të akomoduar në kundërshtim me aktet ligjore, si dhe jashtë kushteve normale të jetesës dhe sigurisë, në këtë kohë që dimri ka hyrë egersisht"
Po kështu ka 22 të burgosur janë akomoduar në ambiente që nuk kanë as kushtet minimale të jetësesë.
Në ambjentet e veçimit janë 4 të burgosur të pasistemueshëm me një periudhë disamujore ndërsa në ambjentet e spitalit janë akomoduar 5 te burgosur.
Drejtori Kamber Hoxha kishte vetëm pak ditë që ishte komanduar në atë detyrë ndërsa vetë ishte një person me një karrierë 28 vjeçare në systemin e burgjeve. Aktualisht ai ndodhet i arrestuar në masën e sigurisë 'arrest me burg' pasi akuzohet për 'shpërdorim detyre" pas vrasjes së të dënuarit Arben Lleshi nga i dënuari tjetër përjetë Sokol Mjacaj më 15 dhjetor 2023. Një ditë më pas prangat iu vendosën edhe shefit të policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj si dhe 10 punonjëve të tjerë të këtij burgu.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Bordelllo si gjithandej.Republika e bananeve
PërgjigjuNuk e kuptoj se si eshte e mundur qe asnje nga drejtuesit e larte nuk mban pergjegjesi per (hotelin) e Peqinit ?
PërgjigjuKy ishte vetem pershkrimi i burgut te Peqinit,imagjinoni tani burgjet e tjere! Nje burg te tille kaq te rehatshem e beri vetem Eskobari dikur gjate burgimit te tij te pare,fale zyrtareve e shtetit te korruptuar.Kur ja mblodhen pastaj morri arratine me keq se Sadami e fundin e pati mbi nje cati,i vrare me plumb ne foton e famshme te forcave kolumbiane te ndjekjes dhe agjentit i DEA-s qe pozuan mbi trupin e tij si gjahtaret me nje derr te eger te vrare.Eshte paradoks,por si kane vajtur punet shteti duhej t'jua kerkonte te burgosurve te financonin per kamerat skanerat e celsat e burgut,perderisa keta kishin financuar per rrehatine e qelive! Mjere Shqiperia si jemi katandisur.Ministri duhet te jape doreheqjen!
PërgjigjuE ke qendise or teeeejjjjj
shtet o shtet..ne sjemi me te miret po me te mire se ne ska...
PërgjigjuMinimalja e pergjegjesise morale eshte doreheqja e ministrit Manja. Them morale pasi me kete sistem te ngritur administrativ ministri nuk ka mundesi te kundershtoje punesimet e militanteve te partise. Drejtori i Pergjithshem te Burgjevd zgjidhet nga kryeministri. Duhen shembuj te tille ndershmerie dhe karakteri por mesa kuptohet Ulsiut i mungojne.
PërgjigjuMinimalisht Admir Abria duhet te largojet urgjentisht, maksimalisht edhe Ulsi Manja. Bashke keta jane me keq se te burgosurit.
Përgjigjua e njeh gje institucionin e doreheqjes ministri pas kesaj qe ka ndodhur apo nje fjale te tille nuk e ka ne fjalorin e vet?! A ka me turp qe kaq?!
PërgjigjuPo pishin per beharin nuk paskan ? Çudi
PërgjigjuKjo do te thote dorezim i policise para krimit.
PërgjigjuTe burgosurit ketu jane personeli i burgut dhe jo kriminelet.
PërgjigjuAlbanistanin t'a gëzojmë!..e io pago,thoshte Toto!
PërgjigjuEdhe une paguaj taksa or teeeejjjjj
po bordello ka patur brenda? dhe kur te gjitha keto diheshin dhe pritej te ndodhte vrasja, Ministri urdheron qe vrasesi Sokol Miacaj te kalonte ne regjimin 41bis i cili sipas shkreses ishte i okupuar. kjo ngjarje dhe gjendja ne pergjithesi e burgjeve eshte uluritese. z. Manja ka gje per te thene per situaten? apo drejtoret e burgjeve kane ngrene dardha pas kurrizit te Ulsit? Ministri i Drejtesise vetem burgjet ka ne pergjegjesi, nese nuk e ka bere detyren te jape doreheqjen minimalisht
PërgjigjuShtet bananesh me ndertime pa leje
Përgjigju