Brenda këtyre mureve me ngjyra jetojnë në kushte mizore 30 të sëmurë, persona me aftësi të kufizuara në lagjen Skelë të Vlorës. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se dhomat ku flenë të sëmurët janë me lagështi, ndërsa ushqimet janë të skaduara.
Në raportin e publikuar një ditë më parë nga Report TV thuhet se “janë gjetur pula të prishura me erë të rëndë dhe ngjyrë të transformuar, mishi, patatet, qepët, frutat, rifuxho në kushte lagështie pa peshuar, pa etiketa. Procesverbalet e pranimit të produktit sallam, proshuta, etj nuk përmban të dhëna mbi vulën e kontrollit veterinar...”.
Pas këtyre gjetjeve skandaloze të KLSH-së, Report TV kërkoi paraditen e së mërkurës të xhirojë në ambientet e Qendrës së Zhvillimit për Personat me Aftësi të Kufizuar Vlorë dhe të intervistojë drejtoreshen Elida Grabova.
Grabova përmes telefonit tha se nuk mund të prononcohet pa lejen e bashkisë, ndërsa porta siç shihet në pamje mbahet e kyçur...
Përballë këtij skandali hesht dhe drejtori i AKU-së në Vlorë, Ani Binaj. Report TV kërkoi të mësojë nëse AKU ka kryer kontrolle për cilësinë e ushqimeve, por AKU refuzoi kërkesën për informacion dërguar me postë elektronike.
KLSH në raporton citon dhe abuzimin tenderin për rikonstruksionin e godinës së Qendrës së Zhvillimit për Personat me Aftësi të Kufizuar. Po kështu Bashkia e Vlorës nuk ka marrë masa për transferimin dhe regjistrimin në pronësi të saj të godinës ku ushtron veprimtarinë QZHPAK, me sipërfaqe totale 675 m2. Sipas raportit, objekti “kaldaja”, me sipërfaqe 54 m2, nuk posedohet nga QZHPAK, por ky objekt përdoret nga subjekte private për qëllime banimi.
Qendra e Zhvillimit për Personat me Aftësi të Kufizuara është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale si dhe të Bashkisë Vlorë. Deri në publikun e këtij lajmi Ministria as Bashkia nuk i janë përgjigjur interesimit tonë, duke ju shmangur përgjegjësisë për shëndetin e 30 të sëmurëve në këtë qendër.
Dhe te mendosh qe keto shkelje e abuzime u zbuluan nga KLSH!! Duket qe bashkia,AKU dhe drejtoresha jane bashkepuntore ne krim dhe tani s'na vjen zeri e s'na duket syri.
PërgjigjuTe gjita punojset qe punojne aty vtem per bokino jsn te afta se per pune se kan mendjen se kete ta them nga pervoja
PërgjigjuTë gjithë këto istituzione jan bashkpunëtor në këtë ngjarje kriminale.Të dashur gazetar,ju jeni zëri dhe forca i këtyre fatkeqve,mos i lini vetëm.
PërgjigjuPo komentet e patronazhisteve ku jane qe per nje post te tymit te autobuzave te lali erit e bene dhune
PërgjigjuKu janë gjithë ato shoqata dhe ojf-ra si FSHDPAK qe të ngrihen për të drejtat e këtyre të shkretëve..boll pare kanë nga dhuruesit benefator që mbjellin sorrows...
PërgjigjuKeto jane plehra.
PërgjigjuNe vlore ka shume raste neper institucione si ky rasti ketu jan te gjithe te koruptuar qe nga zyrat e punes ksha vlore ujesjellsi dogana tatime te bej nje vizite dhe neper keto institucione klsh
Përgjigju