Mike Pence

Skandali në SHBA me dokumentetet 'Top Secret', ish zv/ presidenti Mike Pence flet për herë të parë pasi u zbulua: Nuk isha në dijeni, por mbaj përgjegjësi të plotë për to

28 Janar 2023, 21:50| Përditesimi: 28 Janar 2023, 21:54

  • Share

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence tha se nuk kishte qenë në dijeni se dokumentet e klasifikuara ishin në shtëpinë e tij në Indiana dhe mori “përgjegjësinë e plotë” për shkeljen e sigurisë.

Pence, duke folur në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës në Miami, deklaroi se u krye një rishikim i të dhënave të tij personale, pasi u gjetën dokumente të klasifikuara në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në Delaware, raporton Reuters.

“Gjatë rrugës ne përcaktuam se kishte një numër të vogël dokumentesh të shënuara të klasifikuara, të ndërthurura në letrat e mia personale,” theksoi ai.

“Më lejoni të jem i qartë: ato dokumente të klasifikuara nuk duhet të ishin në rezidencën time personale. Janë bërë gabime dhe unë marr përgjegjësinë e plotë”, shtoi Pence.

Rreth 300 dokumente të klasifikuara janë gjetur në banesën e Mike Pence, në Indiana. Shtëpia e Bardhë, ka refuzuar ta komentojë ngjarjen.

Ky lajm vjen fill pas skandaleve të një pasnjëshmë në SHBA. Vetëm pak kohë më parë dokumente top secret u gjetën në një rezidencë në Florida të ish presidentit Trump gjatë kohës që kishte përfunduar postin e ekzekutivit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Presidentin Biden, kur ky i fundit ishte zv. president gjatë kohës së Barack Obamës. Gjatë kontrolleve janë gjetur 3 herë dokumente të këtij format në zyrë e banesat e tij.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?