Eva Kaili, eurodeputetja

Skandali Qatar-Gate/ Lirohet nga qelia eurodeputetja greke Eva Kaili, do qëndrojë në arrest shtëpie

12 Prill 2023, 16:07| Përditesimi: 12 Prill 2023, 16:14

  • Share

GREQI- Eva Kaili, eurodeputetja që u bë fytyra më e njohur e skandalit të korrupsionit që përfshiu Parlamentin Europian, u lirua nga burgu këtë të mërkurë pas më shumë se katër muajsh në qeli. Eurodeputetja tashmë është në arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik. Lajmi është konfirmuar nga avokati i saj, Sven Meri.

"Unë nuk do të komentoj më tej, përveç se ky është një vendim logjik që është vonuar shumë," tha Mary në një deklaratë të shkurtër.

Eurodeputetja u arrestua më 9 dhjetor dhe menjëherë iu hoq imuniteti parlamentar ndërsa u shkarkua edhe nga posti i nënkryetares së Parlamentit Evropian. 44-vjeçarja Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun e Harenit, në periferi të Brukselit.

Arrestimi i saj shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma "të mëdha" parash dhe dhurata "të shtrenjta" që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për dy këto vende. Si pjesë e hetimit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para cash pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra. Siç dihet Eva Kaili për sa kohë nuk jep dorëheqjen mbetet eurodeputete dhe i takon një pagë pas taksave prej 7146 euro në muaj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 12/04/2023 20:15

    Si mbahej ne burg gjith kjo bishe

    Përgjigju
    • Or tej: 13/04/2023 00:15

      7mij euro rroge edhe nga burgu kjo bisha or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?